Nga “Më jep NIPT-in” te “Sa e do fondin limit” – Bisedat që implikojnë zyrtarët e KESH dhe Benet Beci
Një ditë pasi Adela Ruko dhe Ervis Berberi ia kishte dërguar kriteret e veçanta Dritan Dakolit, ky i fundit ka nisur punën për veniën në dispozicion te emailve.
Me 13 dhejtor Dritan Dakoli i ka percjellë shtetasit Evis Berberi mesazhin “Info@tmc-al.com Info@euronet.al Info@aplan-ine.com”.
Evis Berberi, këtë mesazh ia ka përcjellë bashkeshortes së tij, Adela Ruko.
Në orën 13:38, Evis Berberi i ka shkruar bashkäshortja e tij, Adela Ruko, mesazhin me tekst “Me jep pak niptin e atij te 2 se jane disa ne qkb”.
Evis Berberi i ka shkruar Dritan Dakoli mesazhin “Euronet sa e ka nipt se dalin disa ne QKR”.
Me pas Dakoli ia ka dërguar Berberit dhe ky i fundit ia ka dërguar gruas së tij Adela.
Sipas gazetarit Edison Vatnikaj në orën 14:02 Dritan Dakoli i shkruan sërisht Evis Berberi: “Erdhën. Na duhet te dali mesatarja e pjestimit me 3?”
Më pas Evis Berberi i pergjigjet “Një min”.
Në orën 15:25 Dritan Dakoli shkruan përsëri mesazhin “Kemi kohë për të hënë apo jo apo duhet sot?” dhe shtetasi Evis Berberi i është përgjigjur “Të hënën”, shtetasi Dritan Dakoli i pergjigjet “OK”.
Në orën 15:25 Evis Berberi i ka shkruar bashkëshortes se tij, Adela Ruko, “Sa e do mesataren e fondit”.
Në orën 15:26 Dritan Dakoli i ka shkruar mesazhin Evis Berberi “Me jep shifren kur ta maresh Te lutem” dhe shtetasi Evis Berberi i eshte pergjigjur “Patjeter”.
Në oren 19:46 Evis Berberi i ka shkruar mesazhin shtetasit Dritan Dakoli “69.5 ml lek te rinj pa tvsh”, ndersa shtetasi Dritan Dakoli i eshte pergiigjur “OK”.
Po me të njejten datë pra me 13 Drejtori i Prokurimeve te KESH sha, Valentina Kazanxhi, ka urdhëruar ngritjen e grupit te përllogaritjes së vleres se kontrates, per proceduren e prokurimit me objekt: “Zhvillimi Strategjik e Sektorit Energjitik (Projekt Kerkimor)”
Në rrethanat e hetuara nga SPAK rezulton se nga ana e grupit të punës te Autoritetit Kontraktor, KESH sh.a, ju është dërguar ftesë për ofertë operatorëve ekonomike të propozuar nga shtetasi Dritan Dakoli, për komonikimet me ta ka përcjellë adresat e email-it të këtyre shoqërive, nëpërmjet shtetasit Evis Berberi për tek bashköshortja e këtij te fundit, Adela Ruko, e cila ishte me detyrë Pergjegjëse e Sektorit tē Prokurimeve në KESH sh.a.
Njëkohesisht më vonë rezulton të jetē anëtare e KVO-së gjatë procesit të vlerësimit të operatorëve ekonomik pjesëmarrës në këte procedure.
ora news




