Nga Gjinushi-Dokle-Pëllumbi tek Spiropali…

Nga Ylli Manjani
******
Pyetja është përse Parlamenti i viteve 1997-2005, kur drejtuan Gjinushi, Dokle e Pëllumbi e gjenin gjithmonë gjuhën dhe ballancën me opozitën?!

E pra e njëjta opozitë ishte si kjo e sotmja, në mos më e ashpër sesa sot. I njëjti Sali ishte edhe atëherë, madje më i ri më i fortë që u rrinte vetë në krye të të gjitha formave të protestës. Në parlamentin e atyre viteve kishte e përplasje të dhunshme. Armët e zjarrit ishin ende sheshit… Madje u vra një deputet dhe parlamenti i dogj në atë ngjarje

Por nuk u mor kurrë vendimi për të përjashtuar deputetët e opozitës gjysmën e sezonit vjetor parlamentar. Përkundrazi, me durim dhe këmbëngulje gjithmonë gjendej diçka që të krijonte kushte për t’u ulur në bisedime. Shumica toleronte, sigurisht jo pa dhimbje politike.

Padyshim që parlamenti i atyre viteve ishte ku e ku më lart sesa Parlamenti i Elisës sot. Ishte më i ballancuar megjithse PS ka qenë gjithmonë parti me shumicë absolute parlamentare edhe në ato kohë si sot.

Çështja nuk është me te shumica dhe pakica, por tek mënyra se si menaxhohen punët e demokracisë.

Sistemi i krahasimit duhet bërë ndërmjet dy sjelljeve të Partisë Socialiste, asaj të Nanos e cila megjithse mori një shqipëri të rrënuar e me shqiptarë të armatosur ia doli të krijojë një jetë politike parlamentare të ballancuar pavarsisht numrave parlamentarë dhe, kësaj të Ramës që mori një Shqipëri civile dhe me shqitarë sipërmarrës e të pasur dhe disbalancoi sistematikisht jetën politike e parlamentare. E tmerrshme kur e sheh me këtë sy, me thënë të drejtën.

Nga Gjinushi-Dokle-Pëllumbi tek Spiropali dallimi është i madh.

Regresi degjenerues është i dukshëm, përballë të njëjtës opozitë e të njëjtit Sali.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :