Nesho: Rama gati të shesë interesat e Shqipërisë për një foto në Uashington

 

Nesho: Rama gati të shesë interesat e Shqipërisë për një foto në Uashington

Ish-diplomati Agim Nesho deklaroi se vizita e paralajmëruar e kryeministrit Edi Rama në Uashington nuk përbën sukses për Shqipërinë, por sipas tij është një përpjekje personale për të forcuar pozitat politike të kreut të qeverisë.

I ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE”, Nesho u shpreh se Rama ka ndjekur ndër vite një politikë të jashtme të paqëndrueshme, duke lëvizur mes aleancave dhe duke kërkuar legjitimitet ndërkombëtar përmes kontakteve në SHBA.

“Pa kaluar te ndërkombëtarët, a do të ndryshojë gjë për Ramën një vizitë në Washington? Sigurisht që jo, për arsye se Rama, në gjithë këtë proces të gjatë, në gjithë këtë politikë fluktuese diplomatike që e ka filluar si misionar për të zgjidhur problemet midis Turqisë apo Greqisë, kudo që ka vajtur duke bërë prioritet politikën turke në një rast, tani ka gjetur rilindjen arabe që është më përpara se çdo ndryshim europian. Domethënë, një njeri pa shtyllë kurrizore, një kamaleon që përdridhet kur i jepet rasti ose blen influencë nëpër parlamente, siç ndodhi në Izrael, ose kërkon me domosdo të blejë kohë. Në fakt, Rama e ka shumë të vështirë që nga momentet e para ta tejkalojë këtë administratë.

Kjo administratë ishte shumë kritike me çfarë ndodhte në Shqipëri dhe është administrata Trump, sekretari Rubio, i cili në një farë mënyre, në heshtje, nuk i ka njohur zgjedhjet e 11 majit. Ka vende të tjera, si Hondurasi, por edhe Kosova që ndodhi tani, ku përshëndetjet u janë bërë liderëve të tyre.

Populli shqiptar është përballë një vendimi të Departamentit të Shtetit të hapur, që thotë se në qoftë se ne nuk jemi dakord me ta, politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e Departamentit të Shtetit, është heshtja. Domethënë, ka një deklaratë, sepse dihet që kjo ambasadë është përfaqësuese e një shteti që kërkon të ndërtojë marrëdhënie të mira midis dy popujve.

Momenti kur e bën, sepse s’kishte dalë as deklarata zyrtare, ata veprojnë institucionalisht. Edhe më vonë, kur doli, nuk pati ndonjë ndryshim. Jo vetëm kaq, por kemi deklaratën e ambasadores përpara, kemi nënshkrimin me ish-sekretarin e shtetit në Bruksel për marrjen, në konjukturat e marrjes së afganëve, që në një farë mënyre i uruan zgjedhjet. Domethënë, këtu ka një politikë shumë të qartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mendoj që një vizitë e tillë e sforcuar, që për Ramën ka qenë dhe është gjithmonë një prioritet për ta shitur në Shqipëri, mjafton të mbani mend edhe kur u vetëofrua për marrjen e armëve kimike, ku ndodhi një skandal në Europë.“, tha Nesho.

Share it :