Ligji anti-duhan, një nga më të debatuarit, pritet që të rikthehet sërish, pas dështimit të tij për vite me radhë.
Dhe, për t’u arritur kjo gjë, tashmë nuk do të ndëshkohen vetëm pronarët e lokaleve, por edhe duhanpirësit.
Personat që kapen duke pirë duhan në ambientet publike, do të gjobiten me 5 mijë lekë të reja.
“Kështu për pronarin e mjedisit publik të mbyllur gjoba do të jetë 300 000 lekë. Për administratorin gjoba është parashikuar të jetë 50 000 lekë, po aq sa edhe ka qenë. Risi në këto ndryshime janë edhe gjoba për individin duhanpirës të cila do të jetë 5 mijë lekë”, thuhet në ndryshimet që do të pësojë ligji.




