Përfitimi dhe ankesat që mund të bëhen për ricaktimin e pensionit
Procedura për marrjen e pensionit nis nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore dhe përfundon pranë ISSH-s, ku dhe caktohet masa e përfitimit. Siç bëhet e ditur të moshuarit duhet që të nisin plotësimin e dokumentacjonit, rreth 30 ditë para se të dalin në pension. Instituti i Sigurimeve Shoqërore, bën me dije se për të përfituar pensionin, çdo i interesuar duhet të plotësojë një nga formularët e mëposhtëm. Formulari i parë është kërkesa paraprake për caktim pensioni. Në këtë kërkesë i interesuari plotëson të dhënat e tijë, llojin e pensionit që përfiton si dhe deklaron të gjitha vitet e sigurimit, që vërtetohen nëpërmjet dokumentave përkatës. Formulari i dytë, është vazhdim i të parit, vetëm se në këtë rast duhet të shtohen të dhëna specifike për personin që do të marrë pensionin. Formulari i tretë përmban të gjitha dokumentat që duhen për pension. Fomrulari i katërt është për ata të moshuar të cilët përfitojnë pension shtetërore dhe formulari i pestë është ankesa që mund të bëhet pranë ISSH-s, për rillogaritjen e masës së pensionit, nëse vrehen gabime.
Pensioni i pleqërisë
Personat që kanë periudha sigurimi, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të plotë të pleqërisë kur, plotësojnë moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë. Kur kanë 35 vjet periudhë sigurimi si dhe të jenë tërhequr nga veprimtaria ekonomike. Po kështu përfitojnë pension pleqërie dhe nënat që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë mbi 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 50 vjeç dhe kanë 30 vjet periudhë sigurimi. Masa mujore e pensionit të plotë të pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë.Shuma bazë e pensionit iu jepet të gjithë personave të siguruar. Shtesa që iu jepet personave të punësuar është 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësueshme, që i siguruari ka arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë historisë së tij kontributive.Shuma e përgjithshme e pensionit do të jetë jo më shume se dyfishi i shumës bazë, ose 75% e pagës neto mesatare të 3 viteve rrjesht, në 10 vitet e fundit të punës të personit të siguruar, cila të jetë më e vogël.
Ne gazeten e sotme Standard (date 17 mars) ne versionin print dhe pdf mund te lexoni te peste formularet.




