Ndjekje Live në “Air Albania”, policia vrapon pas tifozëve problematikë

Në pushimi e ndeshjes Tirana-Vllaznia ka ndodhur një episod sa i çuditshëm aq edhe qesharak.

Dy tifozë, që me sa duket ishin të krahut të tifozerisë së Tiranës kanë marrë fikset e zjarrrit të stadiumit, duke i hedhur mbi tifoze.

Ne fillim mbi ato të Tiranës dhe më pas mbi ata të Vllaznisë, duke krijuar kaos dhe detyruar forcat e rendit dhe stewardet e stadiumit të vihen në ndjekje te tyre.

Njërin prej tyre arritën ta neutralizojnë, të ndihmuar edhe nga vetë grupimi i tifozëve bardhëblu, siç duket nga pamjet.

Share it :