Mjekët e kanë quajtur një mrekulli një bebe- vajzë, e cila u nxor nga mitra e mamasë palestineze, e vdekur në një sulm ajror izraelit.
Bebja u nxor me operacion cezarian. Lajmi vjen në një kohë kur Këshilli i Sigurimit i OKB u ka bërë thirrje palëve për një armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte për arsye humanitare. Bebja e lindur pas bombardimeve, quhet Shayma Shiekh al- Eid, sipas mamasë së saj.
Ajo mbetet në inkubator. BBC thotë se ajo ka 50 përqind shanse për të mbijetuar.




