Mourinho kritika për pagën e Luke Shaw, Van Gal hesht

Futbollisti uruguajan duket se i ka prishur marrëdhëniet me klubin parisien dhe shumë shpejt pritet t’i bashkohet klubit anglez

 Tekniku portugez ka deklaruar se paga e dhënë për Luke Shaw është e ekzagjeruar dhe që prish ekuilibrat brenda ekipit

 

Southampton's Luke ShawKampionati i Premier Ligës nuk ka nisur akoma, mirëpo sirenat kanë filluar të jepen me anë të deklaratave. Sigurisht që në këtë festë nuk mund të mungonte Mourinho i cili ka nisur edhe betejën e tij të parë mediatike me Luis Van Galin, pavarësisht miqësisë që kanë. Gjithçka ka nisur me sulmin e parë që natyrisht vjen nga portugezi, i cili vuri në shënjestër blerjen e Luke Shaw nga djajtë e kuq. Shaw anësori i ri i marrë nga Southampton për 35 milionë euro do të marrë një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon në “Old Traffod” dhe Mourinho nuk ngurron të bëjë llogaritë në shtëpinë e rivalëve të United. “Nëse do ti kishim dhënë ne një 19-vjeçari paratë që kërkon, tani do të kishin vdekur. Përtej batutës duke derdhur një shifër të tillë, do të kishim vrarë stabilitetin tonë financiar dhe ekuilibrat në dhomat e zhveshjes. Kur paguan kaq shumë një 19-vjeçar, një lojtar të madh dhe fantastik, ditën tjetër do të kesh disa lojtarë që do të të trokasin në derë dhe do të të thonë, ‘si ka mundësi që unë kam luajtur 200 ndeshje me këtë klub, kam fituar këtë dhe atë, dhe pastaj vjen një djalosh 19-vjeçar që paguhet më shumë se unë? Nuk po kritikoj klubin që e bleu, por them se blerja e tij me ato shifra do të na kishte vrarë dhe në nuk mund t’ia lejonim vetes”. Ndërsa nga Luis Van Gal ka heshtje. Gjatë konferencës në shtyp në Denver para ndeshjes me Romën për Guinnes Cup, Van Gal preferoi të mos përgjigje, duke e shtyrë sqarimin me Mourinhon për një moment tjetër. “Nuk dua të replikoj, nuk mendoj se më duhet ti diskutoj këto gjëra me mediat. Është më mirë të flas drejtpërdrejt me Jose”, – u shpreh ish-tekniku tulipan.

Kavani larg PSG-së, Mançesteri në gatishmëri

Kavani dhe PSG janë një dyshe që shumë shpejt do ta shohin veten larg njëra tjetrit. Sulmuesi uruguaian nuk është bashkuar me skuadrën për në turneun aziatik, një shenjë e qartë kjo që paralajmëron divorcin mes palëve. Bomberi amerikano-jugor ka zgjedhur të mos bashkohet me grupin e Blanc me destinacion Hong Kongun dhe në këtë pikë nuk ka më dyshime. Edhe pse në konferencën për shtyp, trajneri francez hodhi ujë në zjarr duke theksuar se lojtari do të qëndrojë në Paris, dëshira e lojtarit ndryshon diametralisht nga ajo e shoqërisë. Marrëdhëniet e tij me Blanc janë krompromentuar dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Manchester United që mbetet në kërkim të një qendërsulmuesi me peshë në arenën ndërkombëtare. Në këtë aspekt, “djajtë e kuq” janë të avantazhuar pasi kanë në organikë një sulmues si Wayne Rooney, për të cilin sheikët arabë e skuadrës parisiene kanë dhënë sinjale pëlqimi që prej merkatos së shkuar.

 

 

Guardiola: Borusia, në të njëjtin nivel me ne

Pep Guardiola beson se Borusia e Dortmundit ka të njëjtin nivel me Bajernin e tij. Guardiola është shumë i kënaqur me blerjen e re të sulmit, Robert Levandovski. “Dortmundi është në të njëjtin nivel me ne, ndaj sezoni nuk do të jetë i lehtë. Gjithsesi, unë jam shumë i kënaqur me skuadrën time, edhe pse Toni Kros u largua. Donim që ta mbanim, por ai dëshironte një sfidë tjetër. Frank Riberi është pranë rikthimit, ndërsa e vetmja gjë që na duhet është një portier i tretë. Unë i uroj Robertit gjithë të mirat. Ai do të ketë nevojë për pak kohë që të përshtatet, por e ka të gjithë cilësinë e nevojshme. Ai bëri gjithçka për të ardhur tek ne dhe jam i sigurt se do të ketë sukses. Unë jam këtu për ta mbështetur. Ai ka nevojë për kohë dhe do ta ketë kohën e mjaftueshme”, – është shprehur ai.

 

 

 

Riçardo: I lumtur me performancën e Kanadasë

Piloti australian Daniel Riçardo deklaroi sot për gazetën spanjolle “AS” se nuk priste që të fitonte gara me Red Bullin që në sezonin e tij të parë me skuderinë kampione, por fitorja e Çmimit të Madh të Kanadasë e ka bërë njeriun më të lumtur në botë. “Ishte e mrekullueshme, fantastike. Ende nuk më është shuar lumturia. Tani shpresoj të fitojmë ndonjë garë tjetër, edhe pse duhet të arrijmë nivelin e Mercedesit për të fituar sërish. E kuptova që mund ta rivalizoja që në provat e lira të garës së parë të sezonit . Është e rëndësishme të krahasohesh me pilotin që ka një makinë si e jotja dhe në fund të shohësh kush ka qenë më i shpejtë. E dija që nëse do të përshtatesha me makinën, mund të konkurroja si i barabartë me Vetelin”, – tha Riçiardo, i cili i ka habitur të gjithë me performancat e tij që kanë qenë më të mira sesa ato të shokut të skuadrës katër herë kampion në Formulën 1.

 

 

 

Nejmari kthehet më shpejt te Barcelona

Lajme të mira për Nejmarin, që duket se është rikuperuar më shpejtë se sa pritej. Nën shoqërinë e të dashurës Bruna Marquezine, ylli brazilian mbërriti nga Sao Paulo në aeroportin El Prat të Barcelonës, shumë më herët se çdo parashikim për të vazhduar edhe disa ditë të tjera pushim në Ibiza dhe për t’u rikthyer më pas nën vigjilencën e klubit. Te Barça e pret një fizioterapist, i cili do të jetë i tëri në dispozicion të Neymar, ndërsa nuk do të mungojnë kontrollet e vazhdueshme mjekësore. Gjithsesi nga vendi i tij vjen një lajm që ndez zemrat e çdo braziliani dhe tifozi të blaugranave. Përkundër çdo parashikimi, Nejmarin mund të rikthehet në fushë që më 18 gusht për trofeun Gamper, ndërkohë që ekzistonte frika se 22-vjeçari mund ta humbiste fillimin e sezonit.

Share it :