Mjeku Gëzim Xhepa: Ka rënë shërbimi parësor, nuk kemi mjekë familje

Mjeku Gëzim Xhepa ka ngritur alarmin se sistemi shëndetësor në Shqipëri ka rënë. Në studion e emisionit “360 gradë”, Xhepa tha se nuk funksionon sistemi shëndetësor parësor.

Sipas tij, kontrolli i pacienteve të dyshuar me koronavirus nuk duhej berë nga ambulanca dhe 127, por nga mjeku i familjes.

Xhepa: Kjo pandemi tregoi që sistemi shëndetësor në Shqipëri ka rënë dhe rënia nuk i faturohen 1 apo 2 viteve, por 30 viteve. Ka rënë shërbimi parësor. Që në menaxhimin fillestar të epidemisë njerëzit nuk frenohen në kufi. Po e frenove në kufi do të gënjejë. Njeriu plotëson vetëm formularët nga vendi që vjen dhe pastaj menaxhohet nëpërmjet sistemit parësor shëndetësor në shtëpinë e tij nga mjeku i familjes. Ne kemi nxjerrë një 127 që ajo nuk e njeh pacientin. Kemi shkatërruar shëndetësinë. Tani të gjithë mjekët e familjes duhet të ishin   në dijeni të çfarë kontingjenti kishin në lagjet e tyre të ardhur nga zonat e rrezikshme. Kontrolli i këtyre pacienteve nuk bëhet nga ambulanca, por nga mjeku i familjes në familjen e tij. Këtë ne jemi të paaftë ta realizojmë. Kjo tregon që jemi shkatërruar, nuk mbahet sistemi shëndetësor me QSUT. 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :