Mjekja Eda Harizi në fjalën e saj në protestën kundër mbetjeve toksike që kanë mbërritur në Portin e Durrësit është shprehur se duhet të protestojmë pasi rrezikohet shëndeti i qytetarëve.
Harizi theksoi se këto mbetje kanë impakt për fëmijët dhe gratë shtatzanë
Jam sot këtu si mjeke dhe qytetare e Durrësit për të protestuar për skandalin me mbetjet toksike.
Ky skandal u fsheh dhe mbetjet po depozitoheshin në Portin e Durrësit derisa Rrjeti i Baselit e bëri publike.
Kishte një mungesë transparence për dëmin që ata shkaktojnë te shëndeti i qytetarëve. Këto mbetje kanë impakt për fëmijët dhe gratë shtatzanë. Duhet ti themi stop kësaj masakre shëndetësore, mjedisore, ambienti. Të gjithë bashkë duhet to themi stop këtyre mbetjeve dhe të protestojmë çdo ditë ndaj këtij dëmi të madh që po i bëhet vendit tonë.




