Miq, Tao në tavë!” – Kontrollet për Call-Centerat, Berisha nxjerr denoncimin: Taulant Balla urdhëroi policët të largohen

Miq, Tao në tavë!” – Kontrollet për Call-Centerat, Berisha nxjerr denoncimin: Taulant Balla urdhëroi policët të largohen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar këtë të shtunë një denoncim në lidhje me kontrollet e ushtruara një ditë më parë nga Policia në Tiranë, për goditjen e call-centerave

Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, thuhet se Policia ka zbarkuar dje në një call center në zonën e Astirit, por teksa efektivët po ushtronin kontrolle, Taulant Balla i ka telefonuar dhe i ka urdhëruar të largohen.

Sipas denoncuesit Taulant Balla është pronar i këtij call center-i që merret me mashtrime financiare të tipit “forex”. Sipas mesazhit, ky call center ndodhet në zonën e Astirit, në një pallat mbi një subjekt tregtar

Policia e Shtetit ka shkuar për të ushtruar kontroll në ambientet e këtij call center-i, pas komunikimeve me agjenci ligjzbatuese të një shteti tjetër dhe në omentin e mbërritjes së policisë, Taulant Balla dyshohet se ka kontaktuar vetë punonjësit e policisë, duke bërë që kontrolli të ndërpritej dhe forcat të largoheshin.

Denoncimi i plotë:

Miq, Tao në tavë!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!

Përshëndetje Doktor Berisha do të doja të bëja një denoncim edhe pse nuk kam prova faktike do të doja ta publikonit këtë.

Sipas të dhënave Taulant Balla (Tao Tao) është pronari i një call-centeri mashtrimi ‘forex’ në zonën e Astirit në pallatin që ndodhet mbi Nami Longue. Policia e Shtetit ka shkuar për të ushtruar kontroll në këtë call center për arsye të komunikimeve me agjensitë ligjzbatuese të një shteti tjeter. Në momentin e mbërritjes së forcave të policisë për kontroll vetë Taulant Balla ka telefonuar policët të cilët ndodheshin për kontroll kjo sipas fjalëve të gjjthë punonjësve të këtij call centeri duke i detyruar policët që të largoheshin menjëherë. Call Center është mbyllur përkohësisht dhe për të shmangur arrestimin dhe kontrollin janë urdhëruar për të goditur një call center mashtrues forexi tjetër i cili ndodhej po në të njëjtën godinë dhe për të njoftuar organet që call centeri që operonte u kap dhe mbas disa ditësh puna ka vijuar normalisht në biznesin e jashtligjshëm të Taos.

Punonjësit e call center janë të gjjthë të rinj dhe të reja të cilët janë detyruar të punojnë në këto vende pune nga mospërkrahja e qeverisë dhe pagat e ulëta. Ju ftoj ju dhe Partinë Demokratike të investigoni këtë çështje të turpshme ku qytetarëve europianë po i vidhen çdo muaj miliona euro. Gjjthashtu i përfshirë në këtë skemë është dhe Drejtori aktual i krimit ekonomik. Jam i bindur që mbas publikimit menjëherë ky biznes ka për tu mbyllur.

Ju lutem Anonim

Share it :
CEZ-DIA dhe akuzat ndaj Metës/ Avokati Zhllima: Së shpejti VIDEO-ja me politikanin që merr para! Gjyqtarja Irena Gjoka, e cila po shqyrton çështjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta, gjendet në qendër të akuzave për një konflikt të rëndë interesi. Nga dokumentet e paraqitura nga avokatët e ish presidentit në konferencën për media, mbrojtësi i Metës, Gylsen Zhllima, tha se gjyqtarja Gjoka rezulton të ketë qenë kryesuese në një gjykim të vitit 2016, ku është vendosur për konfiskimin e pasurive të shtetasit Kastriot Ismailaj, një fakt që, sipas akuzës, e bën të papërshtatshme për gjykimin aktual dhe kërkonte përjashtimin e saj nga çështja. Sipas avokatit, është e pamundur që një gjykatës të mos kërkojë përjashtimin kur brenda akteve të një çështjeje gjendet një lidhje e mëparshme. Përtej këtij rasti, avokati Zhllima pretendoi se caktimi i gjyqtares Gjoka në çështje të profilit të lartë politik, ndjek një model të caktuar, situatë e cila përshkruhet si pjesë e një “plani afatgjatë” për eliminimin politik të zotit Meta, duke përdorur atë që quhet “drejtësi perceptuese” dhe jo fakte penale. Avokati parlajmëroi se së shpejti do të publikohet një material ku do të tregohet me emër dhe mbiemër një politikan duke marrë para në dorë, në kuadër të marrëveshjes së shumëpërfolur CEZ-DIA, duke theksuar se Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me këtë aferë. Vendimi gjyqësor i Gjykatës së shkallës së parë të krimeve të rënda, që është kryesuese zonja Irena Gjoka, e cila ka konfiskuar pasuritë e zotit Kastriot Ismailaj. E kuptoni qartë se është e pamundur që në një proces gjyqësor dhe penal, gjykatësi mos të shikojë dhe mos të kërkojë vetë përjashtimin kur brenda akteve ndodhet emri i vetë dhe aty duhet të paktën të kërkojë që të heqi dorë për shkak se ka gjykuar në të shkuarën dhe në vitin 2016 pasurinë e personit të cilët janë i kanë konfiskuar pasurinë. Pra, e thënë me pak fjalë, për ata që besojnë tek drejtësia e pavarur e paanshme te GJKKO-ja, e cila është e pastruar nga vetingu me thonjëza, tregohet qartë që zonja Irena Gjoka është pothuajse te rasti i zotit Berisha, zotit Mediu, tek rasti i zotit Meta dhe ku ka opozitarë, zonja Gjoka është relatore dhe vendos gjithmonë në disfavor të opozitarëve. Por ajo që duhet të duket e çuditshme është kjo, e lidhur nga 2011-ta në vazhdim, që eliminimi politik i zotit Meta nuk është thjesht një plan afatshkurtër, është një plan afatgjatë dhe kuptohet që donin ta implikonin me shumë fakte penale, pra të asaj që ne themi perceptimi, pra drejtësia perceptuese njerëzore është më e rrezikshme se ajo faktike penale, por ne po paraqesim tek ju se si ata në perceptimin publik të videos së famshme të 2011-ës, në rast se do të kishte i ndjeri Dritan Prifti një fakt penal kundër zotit Meta, nuk do të bënte videon ku dyshohet që ka edhe një video për zotin Dritan Prifti, por ai do të sillte si fakt penal konkret rastin ÇEZ-DIA. Por ne do na lejoni, sepse edhe minutat janë të shkurtra, ne do na lejoni që në konferencën e radhës do ju nxjerrim një material ku duket qartë me emër dhe mbiemër politikani, i cili do të marri para në dorë nga kjo marrëveshje e famshme që është ÇEZ-DIA, që nuk ka lidhje fare i mbrojturi prej nesh zoti Ilir Meta. Pra, qartazi kërkoj regjinë, se kjo është fotografia më e mirë dhe më e bukur, pavarësisht se thamë shumë fakte të rëndësishme, se si ka mundësi që e njëjta gjykatëse të jetë edhe gjykatëse e seancës paraprake ndaj zotit Meta. Pra, i dhanë seancën paraprake, i dhanë mundësinë që të shikojë dhe të gjykojë dhe të hetojë, i nderuar koleg, në mënyrë të paanshme, të pavarur zonja Irena Gjoka, aktet kundër zotit Meta dhe ajo nuk tha të paktën një fjalë për sa i përket vendimit të 2016-ës, ku ajo vetë është e përfshirë për shkak se ka bërë konfiskimin e pasurive të Kastriot Ismailajt. Prandaj unë qëndroj në mënyrë të përmbledhur të gjithë ato që tha kolegu, por mos harroni një fakt shumë të rëndësishëm, që personi i cili ishte në kushtet e burgimit, zoti Kastriot Ismailaj, në 21.04.2022, tha qartë dhe duke qenë dhe pothuajse i kanosur nga shumë shumë faktorë të tjerë, deklaroi që midis zotit Elvis Mataj, zotit Romeo Kara dhe tij, ka pasur një marrëveshje, një marrëdhënie e cila ishte edhe monetare përveç të tjerash.