Milazim Krasniqi: Rama më i keq se Enver Hoxha për Kosovën,Serbia primare

Pas sulmit të djeshëm të Edi Ramës ndaj Kosovës, në syrin e kancelares Anxhela Merkel, vazhdojnë të vijnë dhe reagime nga Prishtina.

Sipas studiuesit Milazim Krasniqi, qeveria e Edi Ramës është vazhdim i periudhës komuniste të Enver Hoxhës.

Reagimi i Milazim Krasniqit:

Qeveria e Edi Ramës është e spastruar nga idetë kombëtare.

Në të vërtetë, qeveria e Edi Ramës është në kontinuitet me qeveritë e periudhës hoxhiste, kur ka pasur periudha të vëllazërisë me jugosllavët, në dëm të shqiptarëve, që ishin të okupuar nga Jugosllavia.

Qeveria e Edi Ramës ndjek përmbushjen e interesave të oligarkëve, e jo të kombit shqiptar. Nga ai pozicion, kryeministrit aktual të Shqipërisë Kosova i duket primitive, nacionaliste, antieuropiane.

Ndërkaq, e vërteta është se Kosova po lufton ende për mbijetesë si shtet, në një rrethim armiqësor, ku tashmë participon edhe qeveria e Edi Ramës.

Pra, qeveria, jo Shqipëria.

Share it :