Meta thirrje policisë: Jeni në monitorim, mos ju bindni asnjë urdhri politik për shërbime elektorale

Presidenti Ilir Meta i ka bërë një thirrje të pazakontë “banditëve” në vend, duke i paralajmëruar të mos ofrojnë “shërbime elektorale për politikën”.

I pyetur nga gazetari Adi Krasta lidhur me urdhër-arrestet e SPAK për “Dosjen 339”, Meta tha se banditët nuk duhet të orfojnë shërbime për partitë politike, pasi ka nisur monitorimi i tyre në të gjithë Shqipërinë.

“Kjo është një dosje që duhet të ishte shteruar me kohë, nga Prokuroria dhe SPAK, ka qenë kërkesë e Bundestagut, ngadalësia është e jashtëzakonshme. Kjo nuk është çështje komisionerësh dhe administratës zgjedhore, por kjo është një çështje e krimit të organizuar të përfshirë në përmbysjen e rezultateve kriminale. Priten rezultate në këtë drejtim dhe nëse nuk vijnë, do të hetohen këto dosje pas zgjedhjeve të ardhshme. I bëj thirrje të gjithë banditëve të mos ofrojnë shërbime për partitë politike, sepse ka nisur monitorimi i të gjithë bandave në të gjithë Shqipërinë. Dhe i bëj thirrje të gjithë drejtuesve të policisë së shtetit dhe institucioneve të sigurisë, të bëjnë detyrën e tyre, të mos u binden asnjë urdhri politik dhe të godasin të gjithë elementët kriminalë që tentojnë të ofrojnë shërbime elektorale”, u shpreh Meta.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :