Meta: SPAK përdoret nga Rama për të mbajtur nën presion opozitën dhe mediat

Ilir Meta, President i Partisë së Lirisë, tha në një konferencë për mediat se është thirrur në SPAK me cilësinë e denoncuesit kryesor të RamaReformës.

Meta e konsideroi SPAK si aleatin më të verbër të Edi Ramës, duke shtuar se Prokuroria Speciale nuk ka asnjë sukses.Madje Meta tha se SPAK përdoret nga Edi Rama për të mbajtur nën presion opozitën dhe mediat siç bëri me gazetarin Elton Qyno.Meta: SPAK është aleati më i verbër i Edi Ramës.

Që përdoret nga Edi Rama për të mbajtur nën presion opozitën, për të mbajtur nën presion mediat, siç bëri me Elton Qynon kolegun tuaj.

Kush e rrëmbeu Elton Qynon, unë e rrëmbeva?

Pse, që të mos i dalin horllëqet.

Se edhe metamorfozën dhe gjithë çështjet e tjera që kanë ardhur nga jashtë janë të gjymtuara në hetime.

Gjithçka është bërë me selektivitet të plotë

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :