Presidenti Meta i ftuar ne nje interviste nepermjet skype, ne Opinion ne Tv Klan, foli per ndryshimet ne Kodin Penal, rreth panedimse.
Së pari duhet të kemi parasysh që kishte një boshllëk në Kodin Penal për menaxhimin e një situate të tillë. Së dytë nuk duhet të harrojmë që ka një dallim nga propozimet tek ndryshimet e miratuara në Kuvend në variantin final. Sigurisht që këto ndryshime u realizuan si pasojë e një bashkëpunimi me Avokatin e Popullit, KSHH, e shoqëria civile. Këtu nuk bëhet fjala për kënaqësi por mund t’ju them se ndryshimet e bëra respektojnë parimet e sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit. Këto ndryshime të Kodit Penal, pavarësisht se u votuan nga ky Kuvend, që e dimë të gjithë se ccfarë problemesh ka, duhet të kemi parasysh që ishin të rëndësishme dhe të domosdoshme, sepse ne nuk e dimë se sa do të zgjasë kjo situatë.




