Meta: DIA ishte një krijesë amerikane, që para se të lindte dhe derisa u mbyll
Pas deklarimeve të Tedi Blushit gjatë një dalje mediatike ka reaguar edhe Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta.
“Blushi bëri publike vetëm 8 nga të paktën 800 fakte, dokumente, shkresa dhe dëshmi, që provojnë se DIA ishte një krijesë amerikane, që para se të lindte dhe derisa u mbyll”, shkruan Meta në një postim në faqen e tij në facebook.
Postimi
Sot Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi bëri publike vetëm 8 nga të paktën 800 fakte, dokumente, shkresa dhe dëshmi, që provojnë se DIA ishte një krijesë amerikane, që para se të lindte dhe derisa u mbyll.
Këto fakte, dokumente, shkresa provojnë qartë se kontrata CEZ-DIA u lidh falë, jo vetëm lidhjeve që kishin amerikanët e DIA-s me CEZ-in, përvoja të kompanive amerikane në Çeki që ata ofruan si garanci, por edhe falë garancive që ata ofruan në emër të kompanisë mëmë, Debt Advisory International LLC, ku tre aksionerët ishin amerikanë.
Akti i shkarkimit si administrator të Z. Kastriot Ismailaj nga Znj. Rebecca Gaskin në QKR, tregon se ajo nuk ishte vetëm një ndër tre aksionerët e kompanisë mëmë dhe as vetëm këshilltare ligjore e DIA-Dega Shqipëri, por edhe pronare de jure e DIA-s.
Fakti që padia e KLSH-së për 479 milion euro që Rama i fali CEZ-it “fle” në Prokurori, tregon shumë qartë marrëveshjen 𝐓𝐑𝐄𝐒𝐇𝐄 për të ndarë këto para që u takonin qytetarëve shqiptarë.




