Presidenti 82-vjeçar i Federatës Argjentinase të Futbollit, Hulio Grondona, ka ndërruar jetë ditën e mërkurë. Ai ishte shtruar në spital mëngjesin e së martës, në qendrën spitalore private “Sanatorio Mitre”, që gjendet në rajonin fqinj me qytetin e Buenos Airesit, Once, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për aneurizëm aortik. Kjo ka bërë që edhe kapiteni i Argjentinës, Lionel Mesi, të lërë pushimet në Itali dhe të niset drejt vendlindjes së tij për të marrë pjesë në ceremoninë mortore. Grondona ka qenë në krye të AFA-s që prej vitit 1979. Lionel Mesi duket se ka gjetur një kurë për të shëruar plagët që shkaktoi disfata në finalen e Kupës së Botës. 4 herë fituesi i “Topit të Artë” është rikthyer në Evropë, por jo për të nisur stërvitjen me Barcelonën, të paktën për momentin. Pas shumë destinacioneve turistike radha i vjen Italisë, ku sulmuesi dhe bashkëshortja Antonela Rokuzo po kalojnë disa ditë nën rrezet e diellit të Poncës. Ata janë fotografuar në jaht të relaksuar dhe aspak të hidhëruar për atë që ndodhi rreth 2 javë më parë në “Maracana” sepse numri 10 duhet të rikuperojë sa më shpejt forcat për një tjetër sezon impenjativ. Javën e shkuar, çifti dhe djali i tyre Tiago u lokalizuan në ishullin e Kaprit.
Fabregas kërcen “Macarena”-në me mjeken e Çelsit
Te Çelsiështë bërë traditë tashmë që futbollistët e rinj që vijnë në skuadër, duhet të këndojnë dhe kërcejnë para skuadrës. Kështu ka ndodhur edhe me ish-futbollistin e Barcelonës Çesk Fabregas. Spanjolli po bën xhiron e botës falë kërcimit që ka bërë me mjeken e “bluve”, Eva Karneiro. Fabregas zgjodhi të këndonte dhe kërcente hitin e para shumë viteve, “Macarena”.
Nejmar nga Ibiza në Japoni për mjekim
Nejmar kërkon të rikthehet sa më parë në fushën e lojës, por që ta bëjë këtë, duhet të jetë në kushte perfekte. Pas ëndrrës së Botërorit të cilën nuk mundi ta çonte dot deri në fund, braziliani ka vendosur t’ia besojë veten Enrik Kaseresit. Mjeku me famë është një nga specialistët më prestigjiozë për kurimin e dhimbjeve në shpinë dhe në të shkuarën ka trajtuar të tjerë futbollistë të njohur si Lopo, Kacorla, Henri apo Ture. Në rastin e dëmtimit të Higuainit kur argjentinasi luante për Realin, mjeku Kaseres me metodat e tij konservatore shkaktoi zemërim te Murinjo, por te Barcelona kanë besim të verbër te ai. Pas një fundjave çlodhëse bashkë me të dashurën në Ibiza, Nejmar u nis drejt Japonisë dhe sapo të përfundojë pushimet do të takohet me Enrik Kaseresit për një konsultë të detajuar. Bashkë me specialistin e njohur, në shërbim të yllit të Barçës do të jetë edhe fizioterapisti i Santosit, Rafael Martini. Nejmar pritet të jetë në shërbim të trajnerit Luis Enrike më 5 gusht, ndërsa objektivi i momentit është që ai të debutojë pas gati tri javësh për trofeun “Gamper” kundër meksikanëve të Leonit.




