Hulumtimet tregojnë se femrat që veshin rroba me ngjyrë të kuqe, për meshkujt ngjajnë më të gatshme për veprim, ndërsa sa i përket gjinisë së njëjtë, femrat e shohin njëra-tjetrën si kërcënim, në qoftë se vishen në të kuqe. Në të kaluarën, hulumtimet psikologjike kanë treguar se femrat që vishen në të kuqe, tek meshkujt kanë shkaktuar përgatitje më të mirë të përvojave seksuale, duke iu falënderuar predispozitave biologjike në të cilat konsiderohet se ngjyra e kuqe jep sinjal seksual. Ndërsa, shkencëtarët në Universitetin Rochester janë përpjekur për të gjetur se femrat që veshin rroba me ngjyrë të kuqe, çfarë lloj efekti u japin femrave të tjera që gjenden përreth tyre. Studimi, i publikuar në revistën “Personaliteti dhe psikologjia sociale”, tregon se edhe femrat e perceptojnë ngjyrën e kuqe si erotike. Mirëpo, “erotikja” ka pasur më shumë konotacionin e kërcënimit seksual sesa të tërheqjes seksuale.




