Merrni furkë e tirrni lesh’/ Korreshi – Gogut: O Toni, kryetari i KLP-së tall ‘xhevahiret’ në komision, ti do të na fusësh në BE

‘Merrni furkë e tirrni lesh’/ Korreshi – Gogut: O Toni, kryetari i KLP-së tall ‘xhevahiret’ në komision, ti do të na fusësh në BE

Ligjvënësi demokrat Saimir Korreshi nuk ka kursyer ironinë ndaj mazhorancës në seancën e kësaj të marte, 3 shkurt në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Korreshi ironizoi ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, teksa po flitej për integrimin Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Të vjen të tall hevahetret kryetari i KLGJ-së në komisionin. Thotë: kemi ulur vonesat nga 16 vjet në 16 ditë vonesë. Thërrasim atë të KLP-së, ajo nuk ka xhevahire por…

Është një komedi e Fadil Hasës që thotë 20 vjet mbrapa e 50 vjet anash, si do hymë në Europë ne kështu? Se Europa nuk të qas pa ujë e drita. Ne jemi akoma me qenefë fiku, ju do hyni në Europë.

Ai thotë reforma në shëndetësi, shkoni shihni onkologjikun, regjistrohesh dot pa mik atje?

Ku janë këto refomat në arsim? Në po na mbyllen klasat e shkollat. Si do hyjmë në Europë ne duke vjedhur fondet e BE, se hundët edhe ke specat i futët…

Rrëshqiti para ca ditësh rruga në Librazhd, si ka mundësi që na bien rrugët kështu neve? Nuk hyhet në Europë me brekë të grisura…. Merrni furkë e tirrni lesh se vetëm për këtë punë jeni.

Share it :