Mel-B është fotografuar duke u puthur dhe argëtuar me të dashurën e saj lezbike, në një jaht ku gjendej edhe bashkëshorti i saj, Stephen Belafonte. Ish-anëtarja e grupit Spice Girls tashmë ka pranuar se ajo është e përfshirë në një lidhje pesëvjeçare lezbike me një femër, pa zbuluar identitetin e saj. Dhe duket se ajo ende ka joshje për femrat pas fotografive të publikuara në të përditshmen britanike “Daily Mail”. Fotografitë e 38-vjeçares duke puthur dhe përqafuar një femër tjetër ishin realizuar në Sidnei gjatë të enjtes. Nëna e tre fëmijëve, e cila aktualisht është në panelin vlerësues të spektaklit australian “The Voice Kids”, dukej e lumtur ndërsa pinte verë, vallëzonte dhe shfaqje linjat e saj të përkryera.
Kim zhvishet për Shën Valentin
Kim Kardashian ka postuar disa foto të nxehta, si dhuratë për Shën Valentin për fansat e saj të shumë në gjithë botën. Ky set fotografish vjen disa ditë pasi që shtypi britanik nxori disa foto jo aq të lavdishme të saj, në të cilat fundshpina e saj duket e deformuar si mos më keq. Me këto foto, Kim sikur dëshiron të thotë se akoma është në formë.
Sulltanesha Hyrem bëhet nënë
Lara ka ardhur në jetë para disa orëve, ndërsa lajmin për lindjen e saj e ka bërë vetë nëna e saj, përmes një statusi në profilin e saj në “Facebook”. Aktorja e njohur turke, Meryem Uzerli, e njohur në opinion si Sulltanesha Hyrem nga seriali “Sulejmani i Madhërishëm”, është bërë nënë, duke e sjellë në jetë vajzën Lara. Lara ka ardhur në jetë para disa orëve, ndërsa lajmin për lindjen e saj e ka bërë vetë nëna e saj, përmes një statusi në profilin e saj në “Facebook”. Me këtë foto, aktorja Meryem Uzerli i ka njoftuar fansat e vetë në “Facebook” për sjelljen në jetë të Larës. Aktorja e njohur pati një aferë dashurie me Can Ates me të cilin është ndarë për shkak të disa mosmarrëveshjeve që kishte më herët dhe vendosi të largohet nga Turqia drejt Gjermanisë që e vetme të lindë dhe të rrisë vajzën, duke i dhënë fund edhe rolit të saj të popullarizuar si Hyrem. Disa herë është përfolur që pas lindjes, Meryem do të rikthehet përsëri në Turqi me një tjetër rol, atë te Kosem Sulltan.
U2 do të performojnë në “Oscar”
Rok-grupi irlandez U2 do të performojnë këngën e tyre “Ordinary Love”, në “Dolby Theatre” të Los Anxhelosit më 2 mars. Kënga, që është e nominuar në kategorinë “Original Song”, është konfirmuar nga producentët e ngjarjes, Craig Zadan dhe Neil Meron, të cilët kanë thënë se kjo do të jetë hera e parë që bendi performon këngën, të cilën e ka krijuar veçanërisht për filmin “Mandela: Long Walk to Freedom”. Grupi, që përbëhet nga Bono, Larry Mullen, Adam Clayton dhe The Edge, kanë një konkurrencë të ngjeshur në kategorinë “Original Song” të çmimeve “Oscar”. Në garë janë edhe Pharrell Williams për hitin e tij “Happy” nga filmi “Despicable Me 2”, Demi Lovato me këngën “Let It Go” nga fimi “Frozen”, si dhe Karen O me këngën “The Moon Song” për filmin “Her”.
Katy Perry, si Kleopatra
Katy Perry ka kthyer pamjen e saj në portretin e Kleopatrës, Mbretëreshës së Egjiptit, në një promo për videon e saj më të re “Dark House”. Këngëtarja 29-vjeçare luan pjesën e “Katy-Patra” me diamant të vendosur në dhëmbët e saj, gjatë videos 32 sekondash. Duket sikur Kety është shumë e entuziazmuar për këngën e saj më të re, ku edhe postoi fotografi me mbishkrimin “Takojeni Mbretëreshën e Egjiptit”.
Babai i Jolie-së, shembull i keq për fëmijët e saj
Angelina Jolie dhe babai i saj, John Voight, janë përplasur sërish, kësaj here për një rol të këtij të fundit. Sipas mediave në internet, aktorja mendon se John po jep një shembull të keq për nipat dhe mbesat e tij me rolin e Mickey Donovan në serinë “Showtime”. Burime kanë thënë për “National Enquirer” se derisa Jolie është krenare për lëvdatat kritike dhe çmimin “Golden Globe” që babai i saj i ka fituar për rolin e banditit racist, homofobik dhe vrasës, ajo ua ka ndaluar fëmijëve ta shohin atë. “Angelina thjesht nuk mendon se ky është një karakter i duhur për ta parë fëmijët e saj. Mickey Donovan është një personazh i neveritshëm, i pamoral, i cili po ashtu është alkoolist dhe përdorues droge”, – ka thënë burimi. Jolie, e cila ka gjashtë fëmijë me Brad Pitt, beson se kjo është edhe një arsye tjetër për ta mbajtur aktorin 75-vjeçar larg vetes. Voight nuk i ka parë nipat dhe mbesat e tij për muaj.




