Me 2 për qind më shumë/ Kategoritë që do t’u rritet pensioni pas 1 korrikut

Driçim Çaka

rriten pensionetNjë i moshuar që e ka pensionin 100 mijë lekë, pas korrikut do të marrë 102 mijë lekë

 Konfirmohet dalja në pension e minatorëve në moshën 55-vjeçare, duke filluar nga 1 janari 2015

 Duke filluar nga data 1 korrik, pensionet do të rriten me 2%. Gjatë mbledhjes së radhës së Këshilit Kombëtar të Punës, është konfirmuar propozimi që do ti bëhet qeverisë për rritjen e pensioneve. Ky propozim do të ketë si qëllim rritjen e pensioneve për të gjithë të moshuarit, pavarësisht nëse përfshihen tek pensionet minimale apo maksimale. “Pensionet për muajin korrik do rriten me 2%. Javën e kaluar patëm një mbledhje të bordit të ri të sigurimeve shoqërore. E theksoj ky është lajm i mirë kjo pasi rritja ekonomike e vendit nuk ka qenë 2% por 1,5%”, – u shpreh gjatë mbledhjes ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj. Drejtorja e Përgjithshme e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Vjollca Braho, ka deklaruar se ISSH ka gati të gjitha strukturat për të përballuar në çdo kohë, jo vetëm rritjen e pensioneve, por edhe aplikimin e reformës që parashikohet të hyjë në fuqi më 1 janar 2015, sipas propozimit në Paketën e Reformës. “ISSH i ka të gjitha kapacitetet për të përballuar rritjen dhe ndryshimet që janë propozuar nga grupi i punës”, – u shpreh drejtorja e Përgjithshme të Instituti të Sigurimeve Shoqërore. Rritja e pensioneve do të hyjë në 1 korrik dhe çdo pensionistët do të përfitojë rritje pas datës 15 korrik.

 

Minatorët

Po dje Këshilli Kombëtar i Punës ka miratuar kërkesën e minatorëve për të dalë në pension në moshën 55-vjeçare. “Këshilli Kombëtar i Punës aprovoi sot propozimin për uljen e moshës së daljes në pension të minatorëve nga 60 në 55 vjeç”, – u shpreh ministri i Mirëqenies Sociale. Ulja e moshës së pensioneve për minatorët do të fillojë nga 1 janari 2015, në të njëjtën kohë që hyn në fuqi dhe skema e re e pensioneve. Pas datës 1 janar çdo minator që mbush 55, vjeç del në pension dhe kjo është një mundësi për të braktisur punën si punonjës i nëntokës. “Skemat profesionalepër profesionet e vështira do të kthehen në detyrim ligjor dhe do të përfshijnë disa kategori si punonjësit e industrisë minerare, punonjësit e industrive të tjera si nafta dhe metalurgjia, punonjësit e artit dhe kulturës etj. Këto skema do të kenë si synim garantimin e të ardhurave për individët që dalin në pension më herët sesa mosha zyrtare e daljes në pension. Ato do të jenë kontributive, ku masa e kontributit do të ndahet mes punëdhënësve dhe punëmarrësve dhe do të krijohen mbi bazën e marrëveshjeve kolektive. Mbikëqyrja e këtyre skemave do të bëhet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare”, – përcakton skema e re e pensioneve për punët e vështira.

 

Rritja e pensioneve/ Një i moshuar që merr pension 125 mijë lekë (të vjetra), me rritjen 2% pas muajit korrik do të marrë 127 mijë e 500 lekë

 

Basha, letër Imzot Rrok Mirditës/ Vizita e Papës, një shpërblim për vuajtjet e kombit tonë

Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, ka përgëzuar Imzot Rrok Mirditën për përpjekjet që ka bërë për të sjellë në Shqipëri Papa Françeskun. Në një letër drejtuar Arqipeshkvit Metropolit Tiranë – Durrës, kryebashkiaku e quan vizitën e Papa Françeskut si një shpërblim të vuajtjeve të kombit shqiptarë. “Po ju drejtohem me këtë letër, pasi e konsideroj të jashtëzakonshëm lajmin se Papa Françesku do të vizitojë Shqipërinë më 21 shtator të këtij viti. Dua t’ju përgëzoj për punën e madhe që keni bërë, duke e kurorëzuar me sukses kërkesën tuaj, që Papa Françesku të vijë në vendin tonë. Vizita e tij është një inkurajim dhe shpërblim për të gjithë vuajtjet dhe martirizimin e kombit tonë dhe në veçanti të klerit katolik gjatë përndjekjes dhe ndalimit të fesë në periudhën e errët të regjimit komunist. Papa Françesku do të ketë rastin të shohë një shoqëri të lirë, dhe të takojë qytetarë e besimtarë shpirtërisht të pasur e të përkushtuar, fakt që kam kënaqësinë ta shoh shpesh edhe unë në takimet e mia dhe që pata ndjesinë e këndshme ta prekja nga afër pak ditë më parë në Kishën e Shna Ndout në Laç. Jam gjithashtu i prekur nga fakti se Papa Françesku ju drejtua në fjalën e tij Tiranës, kryeqytetit tonë dhe kam nderin që në emër të gjithë bashkëqytetarëve ti uroj mirëseardhjen. Vizita e tij e shumëpritur do t’i shërbejë kryeqytetit, vendit dhe kombit tonë në pasurimin shpirtëror dhe në përpjekjen për zhvillim, prosperitet dhe bashkim me familjen e madhe evropiane”, – përfundon letra e kryebashkiakut Basha.

 

 Vizita në Meksiko Siti/ Konsulli i Meksikës, Ylli Ndroqi, me ministrin e Jashtëm, Kuribrena: Rrisim bashkëpunimin

Konsulli i Nderit i Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Shqipëri, Ylli Ndroqi, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Meksiko Siti, ku në takimin e parë, Ndroqi u prit nga ministri i Jashtëm i Meksikës, Jose Antonio Meade Kuribrena. Gjatë takimit konsulli i nderit i Meksikës falënderoi kreun e diplomacisë meksikane për pritjen, ndërsa shprehu dëshirën për forcimin e marrëdhënieve ekonomike, tregtare dhe kulturore mes dy vendeve. Ndroqi e njohu ministrin e jashtëm meksikan me përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar Meksikën në Shqipëri si edhe me mundësitë dhe potencialet që ofron vendi ynë. Nga ana e tij, ministri Kuribrena shprehu gatishmërinë për të çuar para marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai shprehu mirënjohje për punën e Ndroqit si konsull nderi. “Jemi të kënaqur që Meksika ka konsull nderi në Shqipëri një personalitet si ju”, – tha ai. Në fund të takimit, Ndroqi ftoi kreun e diplomacisë meksikane të vizitojë Shqipërinë, ftesë që u mirëprit pozitivisht nga ministri Kuribrena. Ndërkohë vizita e konsullit të nderit të Meksikës kulmon me takimin e 101 konsujve me Presidentin e Meksikës. Gjatë qëndrimit 4-ditor në kryeqytetin meksikan, Ndroqi do të zhvillojë takime dhe me ministra të tjerë të kabinetit qeveritar, por edhe me personalitet të tjera të larta meksikane.

 

Share it :