Eksperti i njohur i të dhënave në rrjetet sociale, Blerim Gjeladini shkruan se rrjeti TikTok po mbyllet nga Edi Rama për arsye të pastra elektorale.
Sipas tij, postimet dhe audienca e PD në TikTok është shumë më e lartë se e PS.
Postimi
Pse TikTok po mbyllet?
Nga 1 Nëntori deri më 20 Dhjetor, analizat tona të detajuara të postimeve politike në TikTok tregojnë diçka të jashtëzakonshme. Fakte që nuk mund të injorohen:
📊 Audienca:
– PD: 47.92%
– PS: 39.17%
📲 Postimet:
– PD: 55.39%
– PS: 35.81%
🔍 Kjo është e vërteta që nuk u pëlqen të gjithëve. Me një platformë ku qytetarët janë të lirë të shprehen dhe të ndajnë fakte, dikush po mundohet të vendosë censurë!
“Përse TikTok? Sepse s’mund ta kontrollojnë dot!”
🔴 Mbyllja e TikTok-ut nuk është për sigurinë kombëtare, por për të mbrojtur interesat e disave që i trembet transparencës!





