Mes të shoqëruave persona që janë kthyer nga Greqia e Italia
Ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit, ku pesë persona të një familje, mes tyre dy fëmijë mbetën të plagosur, bëri që në kërkim të autorëve të këtij krimi të vihen forca të shumta policie. E gjithë zona, është “pushtuar” me efektivë të komisariatit të Pukës dhe Shkodër, kun ë mbështetje të tyre kanë shkuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Janë shoqëruar në dy komisariatet e përmendura mbi 50 persona, qi njihen si me precedentë penalë, ndërkohë që kontrolle në shtëpi dhe magazina, janë kryer në tre fshatra që janë afër vendit ku ndohi prita. Këto kontrolle u motivuan për shkak se policia dyshonte se autorët e kësaj ngjarje janë banorë të këtyre fshatrave. Ndërkohë që dhjetëra forca policie kanë qëndruar në rrugë të fshatrave por edhe në atë nacionale, duke kryer kontrollin e çdo automjeti dhe personi që udhëtonte në rrugë. Në ndihmë të forcave të policisë kanë qënë dhe prokurorët e gatshëm të Shkodrës, të cilët kanë autorizuar policinë përgjimin e dhjetëra personave, që mendohet se janë pjesëmarës në ngjarjen e rregjistruar në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Pas shoqërimit të mbi 50 personave disa prej tyre janë lënë të lirë pas marrjes së dëshmisë, ndërkohë që pjesa tjetër është mbajtur për gjatë natës, duke u marrë në pyetjes. Mes të shoqëruesve sipas policisë ka dhe persona që kohët e fundit janë kthyer nga Greqia dhe Italia, dhe që dyshohet se janë kontigjent krimi. Kontrollet e banesave dhe zonave të thella malore, janë kryer edhe gjatë natës, por që nuk është arritur të kapet ndonjë prej autorëve. Tashmë policia në dosje ka vetëm dëshmitë e të plagosurve dhe gëzhojat e gejtura në vendin e krimit. Tre personat kanë qënë të maskuar dhe të veshur të gjithë me zeza, duke mos lënë asnjë mundësi për identifikimin e tyre. Policia ka përqëndruar hetimet në zbardhjen e emrave të tyre, duke u bazuar në informacionet operative që do të arrihen të meren në ditët në vijim.





