MBETJET E REZIKSHME NË DURRËS, PA LEJE/ Pirro Vengu u njoftua per kompaninë, inspektimi nxorri shkeljet

MBETJET E REZIKSHME NË DURRËS, PA LEJE/ Pirro Vengu u njoftua per kompaninë, inspektimi nxorri shkeljet

Dosja hetimorë që flet për skandalin e mbetjeve të rrezikshmë që ndodhen në portin e Durrësit zbuloi edhe një tjeter shkelje të një prej kompanive koncensionare e quajtur EMS.Kësaj kompania pas inspketimit i është pezulluar leja ku në dijëni u vë edhe drejtori i portit Pirro Vengu.

Në dosjen Kurum ku prokuroria lëshoi 33 masa sigurisë mës të akuzuarve është edhe kompania koncesionare , EMS Albanian Port Operator

Sipas dosjes hetimore para ligjit është dërguar administratorin gjerman, Ingo Hesse, në kërkim si dhe administratori aktual i emëruar nga një kompani kroate dhe një punonjës.

Nga të dhënat e siguriara nga Ora News bëhet më dije për këtë koncensionar ka pasur raporte negative sa i takon mënyrës së operimit në port.

Për këtë fakt në dijëni ishtë vënë edhe drejtori i portit të asaj kohë Pirro Vengu që sot gëzon postin e ministrit të mbrojtjs.

Më date 11.08.2022 Ardit Omeri, drejtor i njësisë së mjedisit në portin e Durrësit i ka dërguar e-mail Pirro Vengu, me subjekt Informacion mbi përputhshmërinë kontraktuale dhe ligjore te Operatorit EMS APO lidhur me çeshtjet Mjedisore.

Sipas e-mailit drejtuar Vengut duke marr shkas nga Akt-Miratimi i Lejes Mjedisore te tipit B te koncesionarit EMS-APO lidhur me veprimtarite e depozitimit tē skrapeve te metalit proceseve te ngarkim-shkarkimit te çimentos në terminalin lindor, procesi i aplikimit per Miratimin e Lejes Mjedisore, ka si kerkese specifike njoftimin e palëve të interesuara për dëgjesën publike, proces për të cilin Autoriteti Portual Durrës nuk është njoftuar, por me iniciativën e njesisë së mjedisit ka shprehur mendimin negativ në shkresën dërguar nga ana e tyre në muajin gusht 2021.

Mendimi i tyre nuk eshtë reflektuar në akt-refuzimet e meparshme të Autoritetin Kombëtar të Mjedisit për këte subjekt.

Rezulton se leja Mjedisore e tipit B eshtë lëshuar nga Autoriteti Kombetar i Mjedisit . Sipas shkresëes thuhet se gjatë kontrolleve periodike mungon infrastruktura me sprukatore për kapjen e pluhurave dhe grimcave, mungon vaska e dekantimit, lidhja me mjetin e kanalizimit të qytetit pasi ujrat derdhen në puseta te patrajtuara e më pas në mjedise ujore pritese.

Ndërkohë që rezulton se ARM Durrës ka ushtruar inspektim pranë shoqërisë EMS-APO dhe ka evidentuar pikërisht shkeljet, të cilat i janë bërë më parë, duke i pezulluar aktivitetin.

Kjo shoqeri i është drejtuar Gjykates Administrative me kërkesë për anulimin e akteve administrative dhe me vendim të datës 8 nëntor 2022 togat e zeza kanë pranuar pjesërisht kerkesën për sigurimin e padise duke hequr pezullimin për ushtrimin e aktivitetit dhe duke lejuar EMS – APO të ushtrojë veprimtarinë në shkelje të lejes së mjedisit.

Nga momenti i miratimit të lejes së mjedisit, deri në dhënien e vendimit të Gjykatës, por edhe më pas, EMS APO ka ushtruar aktivitetin duke e ditur se ka qenë në shkeljë të lejes mjedisore.

Por sipas dosjes, Autoriteti Kombëtar i Mjedisit nuk ka marrë asnjë masë paralelisht për të kryer një inspektim të ri apo për të propozuar që masën përkatëse ta marrë autoriteti kompetent

ora news

Share it :