Matura shtetërore 2014/ Publikohet formulari A1 dhe A1Z, ja çfarë duhet të plotësohet nga maturantët

Plotësimi do të nisë në portalin qeveritar dhe do të përfundojë në portalin “matura online”

 

formulari a3Ministria e Arsimit publikon formularin A1 dhe A1Z. Duke filluar nga java e ardhshme të gjithë maturantet mund t’u drejtohen shkollave të mesme ku kryejnë mësimin (ose ku e kanë përfunduar shkollën), për të bërë plotësimin e formularit. Edhe këtë vit formulari A1 plotësohet online. Plotësimi do të nisë në portalin qeveritar dhe do të përfundojë në portalin “matura online”, në shkollën që do të caktohet nga drejtoria arsimore. I gjithë procesi i plotësimi do të ndiqet nga drejtori i shkollës, që në këtë rast do të ketë rolin e “mbikëqyrësit”. Mbikëqyrësi do të ketë një kod të veçantë dhe vetëm pas futjes së këtij kodi do t’i jepet e drejta maturantit të bëjë plotësimin. Pas plotësimit maturantit i jepet një kopje e printuar e formularit A1 të plotësuar, dokument që kandidatët duhet ta ruajnë deri në përfundim të Maturës Shtetërore 2014.

 

Çfarë plotëson maturanti

Tek pika 1, shënohet numri personal i kartës së identitetit. Për të dhënat nga pika 2 deri në pikën 5, maturanti bën plotësimit dhe më pas verifikimet do të bëhen nga sistemi. Nëse ka të dhëna të pasakta plotësimi nuk mund të bëhet. Tek pika 6 maturanti shënon numrin e telefonit dhe adresën e email-it, të cilat duhet të ruhen të pandryshuara deri në fund të maturës 2014, pasi do të merret informacion gjatë gjithë procesit. Nëse maturanti nuk ka telefon ose nuk dëshiron të japë numrin e tij, do të lihet numri i telefonit të mbikëqyrësit. Tek pika 7 shënohet vetëm një X te Po-ja ose Jo-ja.

 

Të dhënat shkollore

Të dhënat shkollore do të plotësohen nga maturantët në bashkëpunim me mbikëqyrësin. Tek pika 8, shënohet emri n e qytetit ose fshatit në të cilën ndodhet shkolla, ndërsa në pikën 9 shënohet emri i shkollës. Të dhënat nga pika 10 deri në pikën 14 do të plotësohen nga mbikëqyrësi.

 

Lëndët me zgjedhje

Te pika 15 maturanti zgjedh 2 lëndët me zgjedhje që dëshiron ti japë provim. Shuma e krediteve të dy lëndëve duhet të jetë jo më e vogël se 8. Kur zgjidhet një lëndë bërthamë nuk mund të zgjidhet e njëjta lëndë e thelluar (përjashtuar lëndët e detyruara). Maturanti ka të drejtë të zgjedhë gjuhën e huaj të cilën parapëlqen në nivelin B2, edhe nëse nuk e ka zhvilluar në shkollë. Maturantët e shkollave profesionale mund të zgjedhin vetëm një nga lëndët e grupit III.

 

 

 

Prag epidemie

 Rikthehet gripi i derrit, mjekët: Ja cilat janë simptomat e para

”Shenjat e para janë temperaturat, dhimbja e muskujve, dhimbja e fortë e kokës, pastaj fillon me shenja respiratore, me rrjedhje hundësh, dhimbje fyti dhe kollë

Pas 4 vitesh rikthehet në Shqipëri virusi AH1N1 ose i quajtur ndryshe gripi i derrit. Brenda disa ditëve 2 persona janë prekur nga ky virus, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Një burrë 50-vjeçar i shtruar para 4 ditëve në QSUT, është në gjendje të rëndë dhe mjekët kanë konfirmuar se ai është i prekur nga virusi AH1N1. 50-vjeçari ka probleme të rënda në mushkëri, por po mjekohet nëpërmjet medikamentit që lufton këtë virus që quhet tamifilu. “Ka një shtim të të sëmurëve që vijnë me “sëmundje gripngjasuese”. Jemi në periudhën e gripit në të gjithë Evropën dhe është normale si çdo vit të ketë shtim të raste me shfaqjet gripngjasuese. Nuk duhet konsideruar absolutisht alarmante, është brenda kufijve të madhësisë dhe të intensitetit të gripave që ndodhin vazhdimisht”, – u shpreh Dhimitër Kraja, shef i pavijonit të Infektivit. Mjekët thonë se po ndiqet e gjithë procedura e nevojshme për 50-vjeçarin nga Tirana, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi vuan edhe nga sëmundje të tjera. Ata shtojnë se po bëhet e pamundura për ta shpëtuar. Ndërkohë që mjekë të QSUT-së u shprehën dje se para disa ditësh u identifikua edhe një rast tjetër i infektuar me virusin e gripit të derrit, por ai është larguar nga spitali, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përmirësuar.

 

Simptomat

Mjekët infeksionistë shpjegojnë disa nga simptomat, ndërkohë që u bëjnë thirrje qytetarëve që vuajnë nga sëmundje të tjera të drejtohen tek mjeku nëse kanë komplikacione. Një nga masat parandaluese është dhe vaksina antigrip, e cila ka shtame të virusit AH1. ”Shenjat e para janë temperaturat, dhimbja e muskujve, dhimbja e fortë e kokës, pastaj fillon me shenja respiratore, me rrjedhje hundësh, dhimbje fyti dhe kollë”, – tha Entela Kolovani, mjeke infeksioniste. Pranë Spitalit Infektiv çdo ditë i përcillen ISHP-së rreth 45 mostra për analizim, ndërkohë që në këtë periudhë, mjekët thonë se ka pasur raste të shtruara edhe të gripit sezonal si dhe pesë raste të konfirmuara me virusin AH3.

 

 

 

Share it :