MAS ende nuk i ka përcaktuar ende datat e provimeve, kur këtë vit do të jetë si provim i detyruar edhe një gjuhë e huaj
Sot përfundon plotësimi i formularit A1Z, ndërkohë që aplikimi për formularin A1 është mbyllur që në datën 24 mars. Pas aplikimit edhe nga kandidatët e viteve të kaluara Ministria e Arsimit dhe Sportit do t’u japë mundësi kandidatëve të korrigjojnë gabimet gjatë fazës së parë të plotësimit (nëse ka). Për dy ditë rresh në të gjithë vendin do të bëhet korrigjimi i gabimeve dhe konkretisht më 30 dhe 31 mars. Data për të gjithë kandidatët do të jenë sipas kalendarit të mëposhtëm dhe nuk do të ketë më mundësi për të korrigjuar gabimet. MAS ende nuk i ka përcaktuar ende datat e provimeve, ku këtë vit do të jetë si provim i detyruar edhe një gjuhë e huaj. Në total do të jenë 5 provime dhe do të ketë 5 data të veçanta, pasi provimet me zgjedhje do të zhvillohen të ndarë dhe jo në një datë siç është bërë gjatë viteve të kaluara.
Mjediset
Mjediset ku do te zhvillohen provimet e MSH-së do të duhet të plotësojnë këto kritere: Të jenë të ajrosura dhe të ndriçuara. Të kenë të instaluara në vende të sigurta bllokuesit e valëve të telefonisë celulare, për të siguruar bllokimin e plotë të tyre. Ky veprim merret në dorëzim prej drejtorit të shkollës ku do të zhvillohet provimi. Të jenë të mjaftueshme për të paktën 50 maturantë. Largësia ndërmjet çdo maturanti të jetë jo më pak se 120 cm, në të katër drejtimet si majtas-djathtas, ashtu dhe para-prapa. Maturantët/kandidatët të ulen me fytyrë në të njëjtin drejtim. Sipërfaqja që maturanti ka në dispozicion për të shkruar është të paktën 40×60 cm. Në ditën e provimit, në qendrat ku zhvillohet ai, nuk parashikohen veprimtari të tjera. Në mjediset ku zhvillohet provimi, nuk duhet të ketë tabela ose materiale të tjera që kanë lidhje me lëndën që jepet provim. Çdo qendër që përzgjidhet për zhvillimin e provimeve, duhet të ketë komunikim me rrugët automobilistike. Ndryshimi i qendrave të provimit bëhet vetëm me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit.
Përjashtimi nga provimi
Përjashtimi i maturantëve nga provimi kur: Ndryshon vendin që i është caktuar. Merr, jep informacion apo kopje ose komunikon me maturantë të tjerë. Ben komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit. Mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimit. Refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjatë hyrjes në qendrën e provimit Maturantit nuk i njihet rezultati. Nëse përdor laps, stilolapsa me ngjyra jo si atë të përcaktuara në rregullore ose përdor më shumë se sa një ngjyrë në plotësimin e testit. Nëse ka hequr ose ka dëmtuar kodin e sekretimit të testit (bar-kodin). Nëse ka dëmtuar testin (palosur, zhubrosur, grisur, vendosur shenja të dallueshme dhe të veçanta), të evidentuara në procesverbal. Nëse vërtetohet kopja, e pjesshme ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit. Nëse është marrë masa e përjashtimit nga provimi.
Abuzimet me ndihmën ekonomike në Komunën Remas, SHSSH çon në Prokurori administratorin
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, pas kontrolleve të kryera për 2013, ka dorëzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier kallëzimin penal për shpërdorimet me ndihmën ekonomike në Komunën Remas të këtij qarku. Shkeljet në Komunën Remas konsistojnë në:
– 146 familje ose 100% e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, e kanë përfituar atë përgjatë gjithë vitit 2013 në kundërshtim me ligjin nr. 9355 datë 10/03/2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” VKM nr. 787, datë 14.12.2005 “Për përcaktimin e kritereve të procedurave dhe të masës së ndihmës ekonomike”, dhe udhëzimit nr. 338/3 datë 10.3.2006, duke shkaktuar një dëm ekonomik shtetit në shumën 4,783,300 lekë.
– Administratori Shoqëror nuk ka hartuar listat e përfituesve të ndihmës ekonomike në fillim të periudhës janar 2013, as gjatë vitit për familjet që kanë hyrë për herë të parë në skemën e ndihmës ekonomike, mbi gjendjen e anëtarëve të familjes në moshë pune, që kërkojnë ndihmë ekonomike, si dhe nuk ka dërguar listat për konfirmim pranë institucioneve, si Zyra e Punës për anëtarët e familjes në moshë pune, si punëkërkues, nga Zyra e Tatim Taksave, Zyra e Sigurimeve Shoqërore, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra e Regjistrimit të Automjeteve, në shkelje të VKM nr. 787 datë 14.12.2005 “Për përcaktimin e kritereve të procedurave dhe të masës së ndihmës ekonomike”, datë 14.12.2005, kapitulli II, pika 14 dhe udhëzimit nr. 338/3 datë 10.3.2006. “Veprimet e mësipërme ngarkojnë me përgjegjësi administratorin e ndihmës ekonomike dhe të aftësisë së kufizuar të Komunës Remas, për të cilin është depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Fier nga Drejtoria e Përgjithshme e SHSSH-së. Me këtë denoncim, shkon në 10 (dhjetë) numri i rasteve që SHSSH ka denoncuar në Prokurori që nga tetori i vitit 2013”, – thuhet në një njoftim të SHSSH. Shërbimi Social Shtetëror vazhdon kontrollet e skemës së ndihmës ekonomike dhe pagesave të aftësisë së kufizuar në të gjithë vendin.




