BE dhe SHBA po përpiqen të gjejnë kompromis për nënshkrimin e një marrëveshje të tregtisë së lirë. Por kundërshtimi i disa europarlamentarëve për ushqimet e modifikuara gjenetikisht, nuk do të jetë pengesa e vetme.
BE dhe SHBA po përpiqen të gjejnë kompromis për nënshkrimin e një marrëveshje të tregëtisë së lirë. Por kundërshtimi i disa ruroparlamentarëve për ushqimet e modifikuara gjenetikisht, nuk do të jetë pengesa e vetme për grupin negociator.
Të hënën e ardhshme (17.02.2014), shefi i tregtisë së BE Karel de Gucht do të takohet me kolegun e tij amerikan Michael Froman në Uashington për të diskutuar për Partneritetin e Tregtisë dhe Investimit Transatlantik (TTIP), një zonë e lirë tregtie transatlantike.
Të dyja palët janë duke diskutar për nënshkrimin e një pakti, që do të unifikonte standartet dhe procedurat e licensave në BE dhe SHBA, gjithashtu edhe uljen e taksave për mallrat që qarkullojnë mes këtyre vendeve. Sipas institutit me bazë në Mynih, IFO, ky pakt do të krijojë më shumë se 400.000 vende të reja pune në Europë, 110 000 prej të cilave në Gjermani. Duket sikur gjithëçka është gati për nënshkrim.
Por në të vërtetë nënshkrimi është larg. BE dhe SHBA nuk kanë të njëjtin mendim për disa çështje, një prej të cilave është ushqimi i modifikuar gjenetikisht. Të martëm (11.02.2014), një misër i ri i modifikuar gjenetikisht u aprovua në Parlamentin Europain pas debateve të shumta. Kundërshtarët e paktit janë duke ngritur më shumë zërin dhe janë duke bërë më shumë debate për standartet, mbrojtjen e konsumatorit dhe mbrojtjen e kulturës, që mund të preken pas nënshkrimit të marrveshjes.
Rritja e kundërshtimit
Jan Techau, drejtor i Carnegie Europe, qendra europiane pranë think tank-ut amerikan Carnegie Endowment for International Peace, mendon se në BE po fryn një fortunë. “Për momentin është duke u formuar një opozitë e madhe kundër paktit. Grupet e interesit, OJQ, grupe mjedisore dhe të tjera grupe, janë bashkuar dhe po organizohen shumë mirë për këtë çështje”, thotë ai.
Sigurisht ka shumë çështje që SHBA dhe BE, nuk janë dakort, shpejgon Techau. “Pikat potenciale që mund të minojnë paktin TTIP, janë ato ku kemi përplasje mes kulturave. Konsumatorët europianë nga ata amerikanë ndryshojnë shumë ”
Luisa Santos, drejtoreshë e marrdhënieve ndërkombëtare pranë Businesseurope, e arsyeton opozitën europiane ndaj TTIP për shkak të mungesës së informacionit të publikut. “Ne duhet të informojmë qytetarët se cialt do të jenë efektet e kësaj marrveshjeje në jetën e përditëshme të tyre”, thotë ajo, duke shtuar nëse arrihet të hiqet dogana, produktet do të jenë më të lira dhe konsumatorët do të përfitojnë.
Santos është një nga ekspertet në grupin e BE që do të zhvillojë bisedimet me SHBA. Ajo pranon se do të jetë e nevojshme të ketë kompromis për dsia çështje që do të negociohen.
Paqësori apo Atlantiku?
Por SHBA është duke punuar edhe për një marrvëshje tjetër përveç TTIP: Partneriteti Trans-Paqësor (TPP), që është një marrveshje e tregtisë së lirë mes SHBA, Australisë, Zelandës së Re, Japonisë, Singaporit, Malajzisë, Bruneit, Vietnamit, Kilit, Kanadasë, Meksikës dhe Perusë. Bisedimet për TPP kanë nisur në vitin 2010 dhe natyrisht ajo do të jetë në axhendën e Presidentit Barack Obama në takimet me kolegun e tij kanadez dhe atë meksikan, javën e ardhshme.
Një studimi i bërë nga Qendra për Studimet e Politikave Ekonomike (CEPR) për Komisionin Europian nëse nënshkruhet marrveshja TTIP, SHBA deri në vitin 2027 mund të përfitojë 95 miliad Euro, ndërsa BE 120 miliard Euro. Në teori, duket se nuk ka asnjë mundësit tjetër përveç se të zgjidhjet ajo e rritjes së ekonomive të dy palëve. Por mbrapa shifrave dhe polititikave, fshihen pengesa të vërteta.
“Problem është se nëse Presidenti Obama do të kërkojë vërtet me ngulm këtë marrvëshje në Kongres. Nëse atij do t’i duhet të përqëndrojë energjitë politike tek TPP ose TTIP, atëherë të gjithë do të preferojnë TPP dhe jo TTIP, Azia në vend të Europës. Pra një tjetër pengesë është edhe debati në SHBA”, thotë Techau.
Por ai është i bindur për potencialin e marrëveshjes TTIP mes BE dhe SHBA. “Mbi të gjitha do të na sillte më afër në aspektin e objektivave. Kur ke të njëjtat qendrime për çështjet tregëtare, për standartet, për kuotat dhe fuqitë e tjera ekonomike, pa pritur fillon të veprosh edhe politikisht në mënyrë të njëjtë.”
Eurozona mbetet kantier i vazhdueshëm ndërtimi
Ekonomia në zonën e euros po merr vrull dhe ka shumë shenja se krizës po i vjen fundi. Megjithatë ka ende shumë për të bërë.
Lajme të mira: prodhimi ekonomik i Gjermanisë është rritur vitin e kaluar sipas shifrave të fundit të Zyrës Federale të Statistikave më shumë se qe supozuar. Dhe në Francë, ekonomia e dytë më e madhe në zonën e euros, statisticienët arrijnë në përfundime më të mira. Në zonën e euros duket se po stabilizohen tendencat e rritjes ekonomike, këtë e tregojnë edhe të dhënat nga Italia, Spanja dhe Portugalia.
A është pra përsëri gjithçka në rregull? A u kapërcye kriza e gjatë në zonën e euros? Për këto pyetje mund të jepen dy përgjigje të qarta. Së pari: Po, kulmi i krizës është kapërcyer, në sajë të një vërejtje të shkurtër të bërë nga presidenti BQE Mario Draghi para bankierësh krejtësisht të parëndësishëm investimesh në Londër.
“Në kuadër të mandatit të saj, Banka Qendrore Evropiane është e gatshme të bëjë çdo gjë që është e nevojshme për të shpëtuar euron. Dhe më besoni, kjo do të jetë e mjaftueshme.” Kjo i ndryshoi plotësisht pritshmëritë e tregjeve financiare dhe u dha fund menjëherë spekulimeve në lidhje me vendeve të veçanta – dhe madje në mënyrë aq efektive sa Bankës Qendrore Evropiane as ju desh të blinte bono thesari të shteteve në krizë.
Kriza nuk është tejkaluar ende
Përgjigja e dytë: Jo, ne ende nuk e kemi kapërcyer krizën, sepse ka ende shumë probleme të pazgjidhura. Por të paktën ka shumë fusha veprimi në të cilat shtetet anëtare të eurozonës kanë bërë përparime të jashtëzakonshme, p.sh. Mekanizmi Evropian i Shpëtimit ESM apo Bashkimi Bankar. Nga ana tjetër konsolidimi i fortë i buxhetit buxhetin masat e kursimeve të kërkuara me aq forcë nga qeveria federale, nuk kanë luajtur dhe nuk luajnë ndonjë tol të rëndësishëm. Po ashtu as reformat strukturore nuk kanë qenë aq vendimtare. Edhe pse janë të nevojshme, duhen ende shumë vite që ato të hyjnë në fuqi.
Vendimtare është që vendet periferike janë në rrugë të mirë që të bëhen përsëri konkurruese. Kështu shpenzimet e punës për njësi në Greqi janë ulur që nga kulmi i krizës në vitin 2008 me 18 për qind, në Irlandë me 19 për qind, në Spanjë me 13, në Portugali me të paktën shtatë për qind. Në të njëjtën kohë, këto shpenzime janë rritur me dy për qind në Gjermani, Francë dhe Itali. Në eurozonë duket pra se po nivelohen disbalancat e mëdha që ishin krijuar prej më shumë se një dekade.
S’ka vend për iluzione
Megjithatë s’ka vend për iluzione dhe eurozona do të vazhdojë të mbetet për një kohë të gjatë një kantier ndërtimi. E keqja themelore mbetet fakti që bashkimi monetar u bë përpara bashkimit fiskal dhe para bashkimit politik. Madje edhe nëse sot çdo gjë do të jetë rikthehej në nivelin zero dhe kudo do të kishim të njëjtat paga dhe norma interesi, nuk do të kishte garanci se pas dhjetë vjetësh ne nuk do të gjendeshim prapara të njëjtave probleme si në vitin 2008.




