Dy prezantueset e bukura dhe shumë seksi nga Shqipëria po bëjnë bujë me foto e tyre anë e mbanë. Janë motra ngjajnë paska secila ka një bukuri në vete. Por a kanë ndërhyrje kirurgjikale këto dy bukuroshe? Ketë gjë ato nuk e kanë pohuar asnjëherë por një fakt shihet se motrat Vjollca kanë ndryshuar shumë që nga fillimi i karrierës se tyre si prezantuese e Luana tanimë e ka sprovuar veten edhe si këngëtare, që po rezulton suksesshëm.
“Upsss” with Enca Haxhija
Ajo ka realizuar një foto-sesion me fotografin Veton Osmani. Osmani ka postuar një fotografi së bashku me këngëtaren, të cilën e ka shoqëruar me një mbishkrim “upsss with Enca Haxhija”. Në bazë të asaj që shihet në foto ajo çka Osmani ka konsideruar si “upsss” ishte gjoksi i Encës, i cili ishte gati të shpërthejë.
Ema Uka, tashmë me të dashur
Aktorja e njohur shqiptare, Ema Uka, mund të thuhet se tashmë ka të dashur. Ajo ka postuar në Instagram një fotografi me atë që besohet të jetë i dashuri i saj. Bukuroshja shihet duke e puthur mashkullin e saj i cili po ashtu është mjaft i pashëm. Ende nuk dihet se kush është djali pranë saj, por një gjë mund të thuhet – ëndrra e shumë meshkujve nga sot ka marrë fund.
Rrëzohet Vildane Zeneli
Vildane Zeneli është rrëzuar në tualet dhe fatkeqësisht ka dëmtuar krahun e saj të djathtë, për të cilin menjëherë ka marrë trajtimin e duhur. Në rrjetin e saj social, Instagram ajo ka publikuar foto me dorën e saj të fashuar, ku është shprehur se ndihet keq për këtë që i ka ndodhur, por edhe pse e lënduar, ajo nuk ka harruar të falënderojë shoqen e saj më të mirë, e cila i ka qëndruar pranë në këtë moment të vështirë.
Gati projekti i ri nga Don Arbas, bashkëpunim me Mc Kreshën
Reperi i njohur i muzikës shqiptare, Don Arbas, do të publikojë një bashkëpunim me Mc Kreshën. Bashkëpunimi po vjen në videoklip dhe lançohet të shtunën. Në muzikë është vet Don Arbas ai që ka pasur gisht, pasi ka edhe studion e vet muzikore. Ky është projekti i parë për Don Arbas në hip hop në skenë, pas një kohe shumë të gjatë dhe ai ka zgjedhur reperin mitrovicas, Mc Kreshën për këtë.
Miriam Cani, pa make up
Këngëtarja Miriam Cani kohët e fundit ndryshe nga shumë këngëtare të tjera, preferon që vazhdimisht të publikojë foto pa make up. Kjo është një tjetër pjesë për të cilën fansat e saj gëzojnë akoma dhe më shumë respekt, pasi origjinaliteti dhe thjeshtësia janë një tjetër virtyt i cili tërheq vëmendjen e tyre.




