Marihuana, mund të përdoret për të kurruar sëmundjet

marihuanaEdhe pse kjo mund të mos vijë si befasi për të droguarit që i binden ligjit dhe përdoruesit e marihuanës mjekësore, një studim i ri sugjeron se legalizimi i marihuanës për përdorim mjekësor nuk përbën ndonjë krim. “Në fakt, kemi gjetur disa prova të uljes së normave të disa llojeve të krimeve të dhunshme, përkatësisht vrasjeve dhe sulmeve”, tha dr. Robert Morris. Edhe para se disa shtete ta legalizonin marihuanën për përdorim rekreacional, kundërshtarët arsyetoheshin se proliferimi i drogës për qëllime mjekësore do të rezultojë në norma më të larta të krimit dhe delikuencës. Por një studim i ri nga hulumtuesit në Universitetin e Teksasit, konkludoi se ky nuk është rasti. “Gjetja kryesore është se nuk gjetëm ndonjë rritje në nivelet e krimit që rezultojnë nga legalizimi i marihuanës mjekësore”, shpjegoi dr. Robert Morris, profesor i kriminalistikës dhe autori kryesor i studimit, i cili u botua së fundi në revistën “PLoS ONE”. “Në fakt, kemi gjetur disa prova të uljes së normave të disa llojeve të krimeve të dhunshme, përkatësisht vrasjeve dhe sulmeve.” Studimi ka analizuar nivelet e krimit nga të gjitha 50 shtetet në mes viteve 1990 dhe 2006. Gjatë kësaj kohe, njëmbëdhjetë shtete e legalizuan marihuanën për përdorim mjekësor, duke përfshirë: Alaskën, Californinë, Coloradon, Haëaiin, Maine, Montanën, Nevadën, Oregonin, Rhode Island, Vermontin dhe Ëashingtonin. Kur merren parasysh një varg faktorësh socio-ekonomik, hulumtuesit ishin në gjendje të tregojnë se asnjë lloj i vetëm i krimit nuk u rrit si rezultat i legalizimit të marihuanës. Që nga viti 2006, disa shtete të tjera e kanë legalizuar marihuanën mjekësore, ndërsa dy shtete e kanë legalizuar përdorimin rekreativ të marihuanës. Morris thotë se ka në plan të bëjë më shumë hulumtime lidhur me këto ndryshime. Megjithatë, ai mendon se këto rezultate janë “mjaft evidente”. “Ky informacion i ri, së bashku me edukimin e vazhdueshëm të publikut mbi realitetet e aspekteve negative të përdorimit të marihuanës – të cilat thonë se ka atribute të konsiderueshme negative – do ta bëjë dialogun midis atyre që e kundërshtojnë dhe janë në favor të legalizimit më shumë se një fushë të lojës”, shtoi Morris

 

Parfumet shkaktojnë dhimbje koke dhe migrenë

Parfumet janë projektuar për të stimuluar trurin, por studimet tregojnë se produktet e parfumuara ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut. Kur ekspozohet në ajër të hapur, parfumi avullon substance kimike të cilat aktivizojnë qelizat nervore të hundës, të cilat nga ana e tyre i dërgojnë mesazhe trurit. Fatkeqësisht, për disa këto sinjale janë aq të forta sa që shkaktojnë dhimbje koke dhe migrenë. Kujdes, pasi me parfume nuk duhet të mendoni vetëm ato të cilat i hedhim me raste, por edhe aromat e larëseve të xhamave, dyerve, dyshemeve, etj. për të evituar këtë bëni të mundurën që shtëpia juaj, apo edhe vendi i punës të ajrosen mirë herë pas here. Paralajmërni të tjerët për dëmin që ju sjellin aromat. Nëse do të keni mundësi gjatë momentit që ju lind një dhimbje e tillë koke, hidhni mbi ballin tuaj një pikë vaji menteje. Një në 20 persona mendohet se vuajnë nga alergjia në parfum, ndërsa mendohet e ky numër do të rritet në të ardhmen.

 

 

Mishi i bardhë iu mbron nga kanceri i zorrës së trashë

Konsumi mesatar i mishit të bardhë mund tu ndihmojë të mbroheni nga kanceri i zorrës së trashë. Sipas një studimi amerikan, personat që konsumojnë mish të pulës kanë 21 për qind më pak rrezik për t’u prekur nga të gjitha llojet e adenomave, krijimi i të cilave mund të nxitë kancerin. Po ashtu, mishi i bardhë ka veprim mbrojtës edhe te personat që tashmë kanë një stad të avancuar të adenomave. Personat e këtij grupi, që kanë konsumuar mish pule, kishin 39 për qind rrezik më të paktë për të zhvilluar kancer të kolonit. Mishi i pulës është i pasur me selen dhe kalcium, të cilat mund të jenë lëndët efektive të saj në mbrojtje nga ky lloj kancerit. Por, po ashtu, personat të cilët konsumojnë mish të bardhë hanë edhe më pak mish të kuq dhe të përpunuar, të cilët në anën tjetër janë faktor rreziku për kancerin e kolonit (zorrës së trashë).

Share it :