Malltezi: Me Zotin përpara dhe të vërtetën me vete nuk ta ndien për çdo përballje

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar në lidhje me heqjen e masës të sigurisë nga gjykata, dhe lirimin e tij.

Malltezi shkruan se, prej 34 vitesh sulmohet me shpifje, goditje dhe deri te granata në Shkallnur, por ka triumfuar në çdo përballje.34 vjet që e sulmojnë nga shpifjet e sigurimit kur shkruajti i pari disa të vërteta të hidhura ndaj rregjimit kur ishte ende ne fuqi komunizmi, deri tek goditjet dhe granata e hedhur në Shkallnur.Burim frymëzimi dhe shkollë burrërie, qëndrese dhe përballje me të keqen pavarësisht çmimit.Me Zotin përpara dhe të vërtetën me vete nuk ta ndien për çdo përballje’, shkruan Jamarbër Malltezi në Facebook.

Share it :