Malltezi: Kemi kallëzuar Ramën, Ballën, prokurorë e gjyqtarë, por procedimet penale janë mbyllur! Drejtesi e pabarabarte

Gjatë konferencës për mediat të mbajtur nga Argita Malltezi dhe avokatët e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, dhe palët e tjera në këtë proces, u bë publik edhe dëmi i shkaktuar shtetit, si pasojë e kallëzimit të rremë të bërë nga Taulant Balla.

Malltezi theksoi në fjalën e saj, se janë më shumë se 1 milionë euro dëm, si shkak i këtij kallëzimi të rremë. Ajo tha, se kanë kallëzuar në prokurori Edi Ramën, Taulant Ballën, Taulant Balla bëri kallëzim të rremë, nga i cili ka ardhur një dëm real financiar për financat publike. Vetëm faqet e marra nga Italia dhe të përkthyera të cilat kishin synim të mbanin në këmbë mashtrimin e Ballës, se toka e Klubit Partizani kishte qenë e shpronësuar, janë 12 mijë faqe. Të gjitha këto janë

përkthyer.prokurorë dhe gjyqtarë, por këllzimet janë mbyllur nga ana e institucionit të akuzës.

Llogariteni me 10 euro ose dollarë, i bie 120 mijë euro vetëm përkthimi.

Rrogat e prokurorëve dhe OPGJ gjatë 4 viteve, kanë kaluar 1 milionë dollar. Shpenzimet e tjera, pa llogaritur gjyqtarët.

Të gjitha këto janë dëm real ndaj shtetit.

Ne kemi bërë një kallëzim ndaj Taulant Ballës për kallëzim të rremë. Sigurisht prokuroria e komanduar dhe gjykata e kontrolluar nga SPAK vendosi mosfillimin e procedimit penal. Kjo sepse kjo drejtësi ka prodhuar pabarazi të qytetarëve para ligjit. Nuk janë të gjithë të barabartë para ligjit.

Edi Rama ka dy vendime gjyqësore të cilat e ngarkojnë me një dëm ndaj financave publike me mbi 300 mijë euro. As Edi Rama nuk merret i pandehur në kallëzimin që kemi bërë ne.

Prokurorët dhe Gjyqtarët e çështjes kanë falsifikuar dokumente zyrtar në akt akuzë, akte të tjera që kanë prodhuar gjatë procesit. Të njëjtat gjëra kanë bërë dhe gjyqtarët që i kanë miratuar këto akte.

Kemi bërë kallëzim penal ndaj tyre, dhe ky procedim penal është mbyllur nga prokurorja dhe gjyqtarja.

Pabarazia që ka prodhuar vetingu dhe kapja e drejtësisë është e frikshme.

Shpresojnë se vendimi që do të marrë Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) të demonstrojë edhe njëherë para shqiptarëve se cili është produkti dhe gjendja e mjeruar e drejtësisë në Shqipëri’, tha Argita Malltezi gjatë konferencës për mediat.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :