Maçoku me përmasat e një qeni

maccokuKur Pickles, një maçok, u rrit në përmasat e një qeni, ndoshta dhe më i madh se disa prej tyre, për të nisën telashet. Maçoku i stërmadh e kishte të vështirë të gjente një njeri me zemër dhe shtëpi të madhe për t’u strehuar. Për muaj me radhë mbijetoi rrugëve duke u ushqyer nëpër kazanët e plehrave, deri në momentin kur u gjet nga aktivistë të Shoqatës për Parandalimin e Dhunës ndaj kafshëve në Masacusets. Kjo shoqatë i siguroi një strehë të përkohëshme, ndërsa publikoi kërkesën për adoptimin e tij. 50 aplikime mbërritën për të, ndërsa në fund u vendos që përkujdesja ndaj maçokut të pagëzuar nga rrjetet sociale me emrin “Catasaurus Rex”, për shkak të përmasave të tij të stërmëdha, t’i besohej çiftit të të rinjëve Andreë Milicia dhe Emily Zarvos. Ata thonë se në fillim e kishin të vështirë të mbanin nën kontroll maçokun, që ishte edhe i ndrojtur. Por me kalimin e ditëve ai nisi të ambientohej me banesën e tij të rhe këtu nisi rrëmuja. Por pavarësisht shqetësimeve, çifti i të rinjëve amerikanë thonë se janë të bindur për të vazhduar përkujdesjen ndaj maçokut, që peshon 10 kilogram dhe kap një gjatësi prej 1 metër.

 

“Mushkonja vrasëse”, projekti i nazistëve gjatë luftës

Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, nazistët shpenzuan gjithë energjinë, kohën dhe burimet financiare në dobi të makinerisë vrastare të luftës. Puna e shkencëtarëve gjermanë të atyre viteve u përqendrua në zbulimin e armëve të reja, gjithnjë e më shumë vdekjeprurëse. Krahas avionëve luftarakë, që për kohën ishin më modernit, u punua edhe për një armë të padukshme…mushkonjat.  Dr Klaus Reinhardt nga Universiteti Tuebingen thotë se në kampin e përqëndrimit në Dachau në Gjermani, studiuesit për muaj me radhë shqyrtuan mundësinë e përdorimit në luftë si armë të mushkonjave të infektuara me malarje. Dr Reinhardt thotë se studiuesit nazistë u përpoqën të identifikojnë mushkonjat të afta për të jetuar jashtë habitatit të tyre natyral. Sipas tij u veçua një lloj mushkonje në gjendje që të jetonte për 4 ditë pa ushqim dhe ujë.  Eksperimentet kryheshin në kamp nga udhëheqësi i punës kërkimore, Dr Claus Schilling. Schilling infektonte të burgosurit e kampit që përdoreshin si kavje. Në fund të luftës ai u dënua me vdekje dhe u var në gjyqin e zhvilluar në Dachau.

 

Vetëvrasje e përbashkët e çiftit të moshuar

Një çift i moshuarish britanikë i dha fund jetës bashkërisht duke u hedhur nga një lartësi prej 10 metrash si rrugëzgjidhjen vetme për të shmangur “barrën” ndaj fëmijëve të tyre.  Glenys dhe Royston Smith, 88 dhe 91 vjeç ndërmorën aktin e vetëflijimit 2 dhjetorin e vitit të kaluar. Nga rindërtimi i ngjarjes prej policisë së Londrës, dy të moshuarit u ngjitën në parmakun e dritares së apartamentit të tyre, vendosën nga një kapele dhe u lëshuan në rënie të lirë drejt vdekjes. Ngjarja tronditi opinionin publik vendas. Shkaku i vetëvrasjeve ishte ajo që nisi të mundojë hetuesit dhe familjarët e të moshuarve. Por kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga ngjarja tragjike, policia britanike publikoi letrën prekëse të lënë shënim nga dy të moshuarit.  “Na falni djema! Kjo ishte mënyra më e mirë. Shumë dhimbje! Me dashuri Mami dhe Babi!”  Në fakt dy të moshuarit vuanin prej disa kohësh nga probleme shëndetësore që lidheshin me moshën e tyre dhe kjo ka shtyrë grupin e hetuesve që të besojë se ky ka qenë faktori kryesor i vendimit ekstrem të çiftit që as vdekja nuk i ndau.

 

 

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.