Kur Pickles, një maçok, u rrit në përmasat e një qeni, ndoshta dhe më i madh se disa prej tyre, për të nisën telashet. Maçoku i stërmadh e kishte të vështirë të gjente një njeri me zemër dhe shtëpi të madhe për t’u strehuar. Për muaj me radhë mbijetoi rrugëve duke u ushqyer nëpër kazanët e plehrave, deri në momentin kur u gjet nga aktivistë të Shoqatës për Parandalimin e Dhunës ndaj kafshëve në Masacusets. Kjo shoqatë i siguroi një strehë të përkohëshme, ndërsa publikoi kërkesën për adoptimin e tij. 50 aplikime mbërritën për të, ndërsa në fund u vendos që përkujdesja ndaj maçokut të pagëzuar nga rrjetet sociale me emrin “Catasaurus Rex”, për shkak të përmasave të tij të stërmëdha, t’i besohej çiftit të të rinjëve Andreë Milicia dhe Emily Zarvos. Ata thonë se në fillim e kishin të vështirë të mbanin nën kontroll maçokun, që ishte edhe i ndrojtur. Por me kalimin e ditëve ai nisi të ambientohej me banesën e tij të rhe këtu nisi rrëmuja. Por pavarësisht shqetësimeve, çifti i të rinjëve amerikanë thonë se janë të bindur për të vazhduar përkujdesjen ndaj maçokut, që peshon 10 kilogram dhe kap një gjatësi prej 1 metër.
“Mushkonja vrasëse”, projekti i nazistëve gjatë luftës
Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, nazistët shpenzuan gjithë energjinë, kohën dhe burimet financiare në dobi të makinerisë vrastare të luftës. Puna e shkencëtarëve gjermanë të atyre viteve u përqendrua në zbulimin e armëve të reja, gjithnjë e më shumë vdekjeprurëse. Krahas avionëve luftarakë, që për kohën ishin më modernit, u punua edhe për një armë të padukshme…mushkonjat. Dr Klaus Reinhardt nga Universiteti Tuebingen thotë se në kampin e përqëndrimit në Dachau në Gjermani, studiuesit për muaj me radhë shqyrtuan mundësinë e përdorimit në luftë si armë të mushkonjave të infektuara me malarje. Dr Reinhardt thotë se studiuesit nazistë u përpoqën të identifikojnë mushkonjat të afta për të jetuar jashtë habitatit të tyre natyral. Sipas tij u veçua një lloj mushkonje në gjendje që të jetonte për 4 ditë pa ushqim dhe ujë. Eksperimentet kryheshin në kamp nga udhëheqësi i punës kërkimore, Dr Claus Schilling. Schilling infektonte të burgosurit e kampit që përdoreshin si kavje. Në fund të luftës ai u dënua me vdekje dhe u var në gjyqin e zhvilluar në Dachau.
Vetëvrasje e përbashkët e çiftit të moshuar
Një çift i moshuarish britanikë i dha fund jetës bashkërisht duke u hedhur nga një lartësi prej 10 metrash si rrugëzgjidhjen vetme për të shmangur “barrën” ndaj fëmijëve të tyre. Glenys dhe Royston Smith, 88 dhe 91 vjeç ndërmorën aktin e vetëflijimit 2 dhjetorin e vitit të kaluar. Nga rindërtimi i ngjarjes prej policisë së Londrës, dy të moshuarit u ngjitën në parmakun e dritares së apartamentit të tyre, vendosën nga një kapele dhe u lëshuan në rënie të lirë drejt vdekjes. Ngjarja tronditi opinionin publik vendas. Shkaku i vetëvrasjeve ishte ajo që nisi të mundojë hetuesit dhe familjarët e të moshuarve. Por kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga ngjarja tragjike, policia britanike publikoi letrën prekëse të lënë shënim nga dy të moshuarit. “Na falni djema! Kjo ishte mënyra më e mirë. Shumë dhimbje! Me dashuri Mami dhe Babi!” Në fakt dy të moshuarit vuanin prej disa kohësh nga probleme shëndetësore që lidheshin me moshën e tyre dhe kjo ka shtyrë grupin e hetuesve që të besojë se ky ka qenë faktori kryesor i vendimit ekstrem të çiftit që as vdekja nuk i ndau.




