Bimët e egra, përveçse janë një ushqim i mirë për të rritur fuqinë e meshkujve dhe për të shtuar energji, ato ndikojnë në shërimin e disa sëmundjeve. Studimet më të fundit tregojnë se bimë si rrodhja, mëllaga, altea, çikoret t egra, sumbullarja ndikojnë direkt në parandalimin apo shërimin e sëmundjeve.
Hithra
Vetitë e hithrës janë të shumta: lufton hemorragjitë (sidomos ato hundore tek fëmijët), është një tkurrës intestinal, (e rekomandueshme në rastet e diarresë), shton qumështin tek nënat e reja, lufton alergjitë si dhe urtikariet. Hithra është mjaft e pasur edhe me klorofil dhe është ndoshta i vetmi ilaç natyral i dobishëm kundër rënies së flokëve.
Lëpjeta
Lëpjeta është një ndër bimët më të përdorura në Amerikë për profilaksinë e sëmundjeve tumorale. Veçoritë mjekësore të kësaj bime janë të shumta; ajo përdoret për shërimin e akneve, për diabetin e kolesterolin e lartë. Shija e athët e bën unike në sallatat mikse. E zier ka shijen e spinaqit.
Malva silvestris
Është mbretëresha e bimëve mjekësore. Një çaj mëllage shërben si etjeshues, pastrues, kundërinfektiv, laksativ, falë numrit të madh të jargëzave të pranishme në gjethe, kërcell e rrënjë.Mëllaga është e vetmja bimë mjekësore që nuk jep asnjë efekt anësor, pavarësisht sasisë së përdorur. Shumë të mira janë gjethëzat e mëllagës, të ziera me fasule e lakër të zezë.
Këshillohet për artrit, ciste, dhimbje kyçe, astmë, stomatit. Çaji i gjetheve të mëllagës është një pastrues i fortë. Një valim e mirë përgatitet duke zier për njëzet minuta, në një litër ujë tri lugë mëllage të thërrmuara. Këshillohet një filxhan tre herë në ditë, i ëmbëlsuar me mjaltë.
Rrodhja
Rrodhja, bimë barishtore njëvjeçare përdoret shpesh në fitoterapi, por edhe në kuzhinën e varfër. Efektet mjekësore të rrodhes janë të shumta: purifikuese, hipoglikemizuese, ajo përdoret gjerësisht edhe kundër akneve.
Çikorja e egër
Mund ta gjeni mbi drurët e ullinjve në gusht, mes thatësirës se pafundme. Është një bimë e pasur me vitaminën A, B, C, K, me aminoacide, insulinë (sheqer i dobishëm për zhvillimin e florës bakteriale)Në fitoterapi përdoret për diabetin, hepatitin, kolesterolin e lartë, kapsllëkun.
Humulusi
Bimë barishtore kacavarëse, me gjethe të ashpra në trajtë zemre, me kokrra si boçë pishe me fara, të cilat përdoren për t’i dhënë birrës shijen dhe erën e veçantë. Hormonet vegjetale (ekstrogjenë) me të cilat humulusi (por dhe soja apo elbi) është i pasur ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të menopauzës, (afshin, nervozizmin, djersitjen e tepërt) si dhe e mbrojnë gruan nga tumori i gjirit.Pjesët e përdorshme: kokrrat (të ngjashme me boçat e pishës), kulpësi i butë. Kokrrat e saj i japin supës një shije të veçantë.
Këshillohet për vetitë e saj gjatë menopauzës, në porfilaksinë e përsëritjeve të tumoreve femërore, në menstruacionet e parregullta dhe kundër pagjumësisë.
Boronica dhe manaferra parandalojnë tensionin e lartë të gjakut
Frutat e malit janë të pasura me antioksidantë, përmbajnë edhe vitaminë C. Shumë hulumtime tregojnë që frutat malore ofrojnë mbrojtje të shkëlqyeshme nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe shumë sëmundje tjera. Këto janë boronicat (pemët me më së shumti antioksidantë). Para të gjithave përfitimeve tjera shëndetësore, boronicat parandalojnë tensionin e lartë të gjakut dhe në masë të madhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit. Një filxhan me boronica përmban 81 kalori dhe 4 gramë fibra), manaferrat (një filxhan manaferra përmban 74 kalori dhe 10 gramë fibra të mahnitshme), mjedrat (një filxhan ka 60 kalori dhe 8 gramë fibra), luleshtrydhet (një filxhan përmban 59 kalori dhe 5 gramë fibra etj.)




