Liberta Spahiu apo Miss James Bond?

libertaspahiu

Moderatorja e “Klan Kosovës”, Liberta Spahiu, ka festuar ditëlindjen. Një urim të veçantë ka marrë dhe nga fotografi i njohur shqiptare me famë botërore Fadil Berisha. Ky i fundit ka gjetur kohë edhe për të fotografuar bukuroshen Liberta Spahiu. Madje në një status në rrjetin social Facebook, Fadil Berisha, përveçse ka postuar disa foto të bëra Libertës, ka shkruar: “Happy birthday @ Liberta Spahiu miss James Bond” përbri fotove të saj. Liberta Spahiu mbetet personazhi më i përfolur kohët e fundit. E kjo për lidhjen e mundshme të saj me aktorin e mirënjohur Blerim Destani, për të cilën ka kohë që shkruajnë mediat.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :