Dhjetëra qytetarë të Lezhës protestuan sot kundër fabrikës së përpunimit të mbetjeve shtazore “INCA”, e cila sipas tyre ndot me aroma të këqija periferinë dhe qytetin.
INCA po na vret!” dhe “Kjo fabrikë po na merr frymën!” ishin disa nga thirrjet që u lëshuan gjatë protestës, e cila nisi përpara dyerve të kompanisë dhe u përmbyll me një marrshim drejt Bashkisë Lezhë.
Grupi i qytetarëve shtroi tre kërkesa, mes së cilave largimi i fabrikës.
“Kërkojmë largimin e fabrikës, të nisë hetim institucional ndaj veprimtarisë së saj dhe hetim ndaj Agjencisë Rajonale të Mjedisit, Lezhë (ARML),” – tha Arilda Lleshi, aktiviste e angazhuar për çështjen.
Citizens ka kontaktuar më herët ARML-në, e cila konfirmon se pavarësisht kontrolleve të kryera në këtë fabrikë, nuk është gjetur asnjë parregullsi.




