Leonora Jakupi pranë fejesës?

leonora_jakupi_DIELLI_ALDitë më parë, në televizionin publik, Leonora tha se nuk ka asgjë të re në këtë drejtim, por “VIPNews.info” ka kuptuar se këtë vit, këngëtarja simpatike pritet t’i thotë lamtumirë të qenit ‘single’. Publikimi i këngës “Vajza e kojshisë’ nuk është projekti i fundit i këngëtares Leonora Jakupi. Ajo para vetes ka një plan edhe më të rëndësishëm e kësaj here në jetën e saj private. Ditë më parë, në televizionin publik, Leonora tha se nuk ka asgjë të re në këtë drejtim, por “VIPNews.info” ka kuptuar se këtë vit, këngëtarja simpatike pritet t’i thotë lamtumirë të qenit ‘single’. Nëse gjithçka shkon si duhet, Leonora gjatë kësaj vere pritet të fejohet. Ajo duket se e ka gjetur dashurinë e jetës së saj, kurse personi që ia mori zemrën është një zyrtar qeveritar, të cilit “VIPNews.info” nuk ia publikon emrin, për arsye objektive. Megjithatë, ditë më parë ata janë parë edhe në një lokal në Prishtinë dhe dukeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Sidoqoftë, vera është ende larg dhe dallgëve të jetës edhe nuk i dihet.

 

21 trëndafila dhe shumë dashuri në 21-vjetorin e Xhensilës

 Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka festuar 21-vjetorin e lindjes mes urimesh dhe dhuratash. Këngëtarja bukuroshe nuk ka ngurruar të postojë në profilin e saj në “Facebook” disa foto ku tregon disa nga dhuratat e marra si dhe vendndodhjen e festimeve të kësaj dite të rëndësishme për të. Nuk mund të mungonin dhuratat e bëra nga i fejuari i saj, aktori i “Portokallisë”, Bes Kallaku, i cili i kishte bërë një buqetë me 21 trëndafila të kuq që përkonin me moshën e Xhensilës dhe tre trëndafila të bardhë që simbolizonin kohëzgjatjen e lidhjes së tyre. Gjithashtu, Besi i dhuroi edhe tortën e ditëlindjes së fejuarës së tij, ku nuk mund të mungonin elementë që kishin të bënin me profesionin e saj, siç ishte mikrofoni. Çifti duket se ka zgjedhur qytetin e Durrësit për të vijuar festimet.

 

Shkëndija: Meshkujt me mua kurrë në raundin e dytë, kapitullojnë në të parin

 Bukuroshja shqiptare, Shkëndije Mujaj, e njohur si Kim Kardashian shqiptare, ka publikuar disa fotografi mjaft provokuese me mbishkrim edhe më provokues. Shkëndija e cila njihet prej atyre shqiptareve atraktive të cilat mund t’i kufizojmë si seks simbol, ka vazhduar me foto seksi. Ajo ka postuar nëpër rrjete sociale disa foto ku në mbishkrim ka shkruar se meshkujt nuk arrijnë asnjëherë në raundin e dytë, sepse në të parin dorëzohen. “Gjithë mashkujt janë të dobët para meje biles i gjuj nakdaun që raundin e parë hahahah edhe plus ju vjen inati hajde edhe ni rund edhe dytin edhe ma zi…”, – ka shkruar Shkëndija.

 

“Jam dridhur para takimit me Beyoncen”, thotë Rita

 Edhe pse ka shumë miq të famshëm, Rita Ora e pranon se është ndier e frikësuar nga emocionet, para se ta takonte Beyoncen. Meqë 23-vjeçarja ka nënshkruar një kontratë me shtëpinë diskografike “Roc Nation” të Jay-Z, ky ishte një shans për ta njoftuar Beyoncen. “Isha shumë e frikësuar. Ajo është idhulli im dhe gjithmonë kam pasur dëshirë të njoftohem me të. Mendoj se është një prej yjeve më të mëdha në planet, ajo është aq e dashur dhe e këndshme. Aq shumë e kisha idealizuar sa që mendoja se nuk është qenie njerëzore”, – ka rrëfyer Rita në një emision në radio. Rita thotë se këngëtarja ishte shumë e dashur në takimin e tyre të parë. “Është e mrekullueshme, e sinqertë, grua e ëmbël e që rri fort në tokë”. Kur e kanë pyetur se çfarë mendon për Jay-Z, gjëja e parë që Ritës i kishte rënë në mendje ishte parfumi: “Atij i vjen aromë druri të pastër. Ka një aromë të freskët”. Mirëpo edhe Beyonce pas takimit të parë ka pasur fjalë të mira për kolegen e re. “Këngën “Shine Ya Light” e dëgjoj vazhdimisht dhe besoj se edhe ju do ta dëgjoni shpesh. Ajo gjithashtu ndodhet në botimin e revistës “Rolling Stone” që u kushtohet grave aktuale. Urimet më të mira për albumin e parë, Rita. Të do Beyonce”. Rita aktualisht po punon në albumin e dytë, ndërsa kohë më parë ka lançuar edhe këngën e parë nga ky album “I Will Never Let You Down”.

 

Marina Vjollca: Bashkëjetesë, pse jo, hapi para martesës

 Bukuroshja bionde e cila njihet si një prej femrave më tërheqëse shqiptare, ka dhënë një intervistë për “Telegrafin”, ku ka folur për jetën e saj private dhe shumë detaje tjera. E pyetur se si e sheh ajo bashkëjetesën si koncept në krahasim me martesën, thotë se janë dy përkufizime të përafërta.

“Jam pro të dyjave, fillon tek bashkëjetesa dhe përfundon tek martesa. Hapi më i rëndësishëm në jetë është krijimi i familjes, e para kësaj duhet të jesh e bindur se me kë do ta krijosh mbretërinë tënde të vogël”, – ka theksuar Marina. Ajo shtoi se ka arritur të fshehë mirë jetën private të saj, të cilën e konsideron të shenjtë.

Share it :