Florenc Drizari
Të mërkurën publikohet lista e çimeve të truallit për ndërtimett në zonat informale
Këshilli i Ministrave pritet të zbardhë këtë të mërkurë listën e çmimeve të tokës (parcëlave të ndërtuara), ndërkoëh që vendimi është marrë në mbeldhjen e kaluar të qeversisë. Burime nga ALUIZNI thonë se në mbledhjen e radhës së qeverisë pritet të dalin edhe çmimet, në mënyrë që qytetaët të dinë sesa do të jenë detyrimet e tokës ku ata kanë ndërtuar. Edhe pse thuhet se qeveria do ta bëj të njohur vendimin në publikimet e VKM-ë, ky vendim pritet të bëhet publik edhe nga vetë Kryeminisetri Edi Rama, apo nga kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame. Pak ditë më parë ka qenë vetë Drejtori i Përgjithshëm i kësaj agjencie i cili ka kërkuar miratimin e listës së çmimeve për zonat informale, ndërkohë që në daljen e fundit për mediat lidhur me legalizimet, Kyeministri Edi Rama, publikoi lajmin mbi vendimin e qeversië duke thënë se: “Sot (të mërkurën e kaluar), ne në Qeveri kemi kaluar edhe çmimet me të cilat do të paguhet parcela. Nuk flasim tani për ju, flasim për të tjerë që janë në pritje të legalizimit. Jo parcela kur toka është e jotja, por parcela kur toka është e dikujt tjetër. E, ajo që mund t’ju them është se, praktikisht, bëhet fjalë për një çmim krejt simbolik, i cili do të shërbejë për të kompensuar pronarët, në mënyrë që ju të bëheni pronarë realë dhe të keni një certifikatë prone reale.”-ka thënë Kryeministri Rama.
Dokumentet
Përfaqësuesit e qeverisë shpesh herë kanë deklaruar se me procesin e ri që është hapur për legalizimet e zonave informale, do të jetë ALUIZNI- që do të shkojë tek qytetarët për të bërë verifikimet, matjet e duhura të parcelës, truallit, si dhe hartimin e dokumentacionit të nevojshëm. Sipas qeverisë hartimi i dokumentacionit do të jetë pa pagesë, por porpos këtij procesi, është edhe një alternativë tjetër për ata qytetarë të cilët duan të verifikojnë nga afër ecurinë e dosjeve të tyre, apo që nuk kanë kohë për të pritur agjencinë e ALUIZNI-t ti trokasë tek dera, dhe kërkojnë që këtë proces ta mbyllin sa më shpejt. Për këta persona kërkohet që të paraqiten vetë pranë zyrave të ALUIZNI-t, ndërsa duhen edhe disa dokumente si: dokumenti i pronësisë (nëse e kanë), cerfitikata familjare, karta e identitetit; nëse nuk kanë aplikuar më parë, duhet të plotësojnë një formular pranë ALUIZNI-t, si dhe për ata persona që kanë aplikuar më parë, duhet të kenë me vete edhe faturat e pagesave.
Legalizimi i pallateve
Gjatë shpërndarjes së disa titujve të pronësisë pak ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama si dhe Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, u fol edhe për problemet me lejet e ndërtimit për rreth 210 pallate vetëm në Tiranë. Këto pallate kanë probleme me lejet e ndërtimit, apo investitorët e tyre nuk kanë shlyer detyrimet ndaj shtetit. Duke folur për legalizimin e pallateve “Hwai”, Rama tha se “janë 18 të tilla që i përkasin të njëjtit investitor të njëjtit ndërtues, dhe 210 që kanë të njëjtën problematikë. I zoti i kësaj pune nuk jeton më dhe ju nuk keni nga të drejtoheni tjetër veçse nga bashkia por Bashki në Tiranë nuk ka ndaj mbetet që këtë punë ta bëjë qeveria nga a-ja te zh-ja. Ju japim në dorë dokumentin e legalizimit dhe ju nuk do paguani asnjë kokërr leku.”- theksoi Rama.
Lista e dokumenteve që duhen për aplikim pranë ALUIZNI-t
1.Certifikaten e pronësinë (nëse e kanë – të noteriruzar)
2.Karten e identitetit
3.Certifikatë familjare
4.Nëse qytetarët nuk kanë bërë procesin e vetëdeklarimit më parë, duhet të plotësojnë formularët e aplikimit
5. Nëse kanë bërë pagesat me ligjin e vjetër, duhet të marrin dhe fatuart me vete.
6. Me ligjin e ri nuk bëhen pagesa për aplikimet pranë ALUIZNI-t.
Aplikimet për apartamentet me probleme të lejes së ndërtimit/ Rama: Qytetarët kanë 2 muaj kohë për të ndjekur procedurat
Pas publikimit të lajmit se në Tiranë janë ndërtuar rreth 210 pallate me probleme të lejes së ndërtimit, Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje qyetarëve të cilët kanë blerë apartamente në këto zona që ti drejtohen ALUIZNI-t, duke theksuar se kanë 2 muaj kohë (duke filluar nga e mërkura e datës 10 korrik 2014).
“Praktikisht, pavarësisht se subjekti ndërtues ka krijuar këtë problem, – në rastin tuaj, ne subjektin ndërtues do ta lëmë mënjanë, s’kemi ku e gjejmë, – ju keni 2 muaj kohë për të bërë të gjithë procedurat që janë të nevojshme, për të cilat do t’ju asistojë ALUIZNI. Kjo, për ata që nuk i kanë bërë, se ka edhe që i kanë bërë. Brenda 2 muajsh, ju, që të gjithë, të gjithë banorët e këtyre pallateve dhe të gjithë familjet që jetojnë në këto pallate janë të ftuara që të kërkojnë ndihmën e ALUIZNI-t. Flas për familje që janë në kurbet, por me siguri që lajmin do ta marrin vesh. Sepse ne do të bëjmë tonën, por edhe thashethemi, – ju e dini që është më i shpejtë se interneti në Shqipëri, – do të shkojë dhe do t’i bjerë në vesh atyre. Por, ka edhe të tjerë që nuk kanë asnjë copë letër, praktikisht. Sepse një pjesë e madhe kane letra të pagesave që kanë bërë. Gjithsesi, ne presim që çdo familje të interesohet pranë ALUZINI-t për të marrë ndihmën e duhur. Sepse me procesin që ne kemi ndërtuar,- kjo është edhe arsyeja se pse në më pak se 300 ditë, se 300 ditë të plota bëhen ditën e hënë, – ne kemi bërë më shumë legalizime sesa ç’kanë bërë ata në 8 vjet. Llogariteni se çfarë kanë bërë ata. Ndërkohë, kemi marrë përsipër ta kryejmë këtë proces falas për të gjithë, në një periudhë shumë më të shkurtër sesa ç’mund të parafytyrohet. ALUZINI do të bëjë asistencën e çdo familjeje. Nuk do të shkoni më ju, s’do shkojnë më njerëzit që duan legalizim te ALUIZNI, por do të vijë ALUZINI pranë jush, për t’ju ndihmuar në plotësimin e të gjithë dokumenteve. E, nuk do të ketë më përsëritje të asaj historisë së shëmtuar dhe të përsëritur për të gjithë, që ço dokumenta e humb dokumenta, paguaj për të futur dokumente e paguaj për të nxjerrë dokumenta, futu e dil dokumentat dhe në fund fare, të gjithë me “gisht në gojë”,-ka thënë Kryeministri Rama.




