“Ky pushtet që kemi ne rrëzohet me 20 vetë”. Ceka: Këta ia mbathin këmbëve, e kanë treguar veten

Historiani Neritan Ceka i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora tha se pushteti aktual në Shqipëri rrëzohet edhe me 20 vetë, nuk është nevoja të sjellësh 2 mijë apo më shumë vetë.

Ceka: Personalisht informacionet që kam marrë nga SHIKU në atë kohë kishin këtë karakter.  So sulmohet kryeministrin, Ministria e Brendshme, këto informacione më vinin për ditë. I shkon presidenit, kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm. Në këtë situatë kur ai që merr informacionin vlerëson që një informacion i tillë nuk është një shkrepse që i vë zjarr benzinës, kur situata nuk të lajmëron për gjëra të tuillë nuk është i detyruar që ti marri seriozisht.

Kishte një pjesëmarrje shumë masive në manifestimet e asaj kohe. Nuk sillen kaq njerëz me autobuza. Në ato manifestimet e fundit kishte njerëz që vinin nga Tirana.

Tani ky pushtet që kemi ne rrëzohet me 20 vetë. Nuk ka nevojë më shumë unë di dhe raste të tjera. Ti nuk ke nevojë të biesh as 2 mijë vetë as 30 mijë vetë, këta ia mbathin këmbëve. Këta e kanë treguar veten. 

Nuk ka nevojë të djegësh as parlamentin dhe as gjë tjetër. Po të digjej parlamenti nuk do të ndodhte asgjë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :