Kush po e kërcënon Endri Meksin? Prokuroria dhe policia s’kanë përgjigje, biznesmeni: Kemi denoncuar aferën e AKSHI-t

Kush po e kërcënon Endri Meksin? Prokuroria dhe policia s’kanë përgjigje, biznesmeni: Kemi denoncuar aferën e AKSHI-t

Policia e shtetit dhe organet e prokurorisë janë duke qëndruar duarkryq përballë kërcënimeve të përsëritura me jetë kundër drejtorit të MCN Tv, Endri Meksi. Kjo është hera e parë kur një botues i medias kërcënohet seriozisht me jetë në Shqipëri, e megjithatë organet e ligjit janë duke heshtur në mënyrë të dyshimtë.

Përballë kësaj situate, gjatë një dalje televizive Meksi denoncoi se nuk ka asnjë informacion nga policia për kërcënimet që janë bërë ndaj tij dhe biznesve që zotëron në më shumë se një rast duke akuzuar se ka një tentativë heshtjeje nga institucionet dhe se askush nuk ka interes ta ndjekë këtë çështje.

Meksi shpjegoi se pas denoncimit të bërë më 10 mars, dosja është referuar në prokurori, ndërsa më 18 mars ai ka paraqitur një ankimim. Megjithatë, deri më sot nuk ka asnjë informacion për ndonjë zhvillim të mëtejshëm. Ai u shpreh i surprizuar për mungesën e reagimeve dhe mospyetjeve, duke theksuar se kamerat e ngjarjes nuk janë përcjellë nga policia në prokurori, gjë që e sheh si të dyshimtë.

“Nuk kemi informacion deri më sot për ndonjë zhvillim nga ana e policisë. Është referuar në prokurori dosja në ditët në vijim pas denoncimit tim në 10 mars dhe që nga ai moment unë jam paraqitur për të bërë një ankimim në prokurori më 18 mars dhe nuk kam asnjë lloj informacioni për ndonjë zhvillim të mëtejshëm.

Mendoj se do kishte pasur nevoja për hetime duke qenë se ka shumë elementë të lidhur me bizneset që unë ndjek që kanë të bëjnë me median. Jam i surprizuar për mosreagimet apo mospyetjet. Një nga detajet që gazetarët e kronikës që kanë arritur të gjejnë teksa investigonin këtë çështje ka të bëjë me faktin që kamerat nuk janë përcjellë nga policia në prokurori.

Kjo është e dyshimtë, e kam parë si tentativë heshtjeje. Një këndvështrim i të parit, që askush nuk ka interes të ndjekë këtë çështje. Pyetjet që më janë bërë mua është se pse e denoncove. Unë e denoncova se dua transparencë. Nëse nuk do të denoncoja që atë darkë të gjithë do të ishin me dyshimet që ose është një sajesë siç kanë pasur, ime shoqe ka pasur dyshime të tilla dhe më ka thënë që e kam sajuar unë vetë për vëmendje publike. Unë isha i detyruar të paraqitesha në postën e Komisariatit të Lundrës që i përket komisariatit nr.1 të Tiranës për të bërë denoncimin mbi ngjarjes që pashë atë natë.”

Sipas tij, sulmet lidhen me bizneset që zotëron, duke qenë se operon në sektorë problematikë si lojërat e fatit, AKSHI dhe ARRSH. Meksi tha se shpesh ka denoncuar afera dhe kjo e ka ekspozuar ndaj presioneve.

Një nga bizneset më të përfolura të tij ka qenë monitorimi i lojërave të fatit, i cili ka qenë në vëmendje për shkak të hapjes së basteve sportive. Ai e cilësoi këtë si një treg që duhet të ishte i rregulluar dhe i ligjshëm, por që aktualisht mbetet i paligjshëm.

“Ka ardhur relativisht e papritur. Duke qenë se jemi në një biznes që shpesh kallëzojmë afera, duke qenë se unë jam i përfshirë në shumë sektorë të njohura si problematike: lojërat e fatit, interneti AKSHI dhe ARRSH.

Nuk them që prisja diçka, por ka pasur indicie, si dhe kuptohet jeta private.

Gjatët vitet të kaluara një nga bizneset më të përfolura të miat ka qenë monitorimi i lojërave të fatit ka qenë gjithë kohës në këqyrje duke qenë se pritet kjo hapja e basteve sportive. Është biznes edukativ, por e vendosin fokusin për të denigruar. Denigrohen qoftë aktorët pretendentë të tregut, qoftë ata që janë në kushte që në Shqipëri quhen “ilegalë”, pra nuk janë aq keq sa duken. Nuk flasim për drogë, për vrasje. Flasim për një treg provat që duhet të ishte i rregulluar dhe i ligjshëm. Është i paligjshëm për momentin por po zbardhet.

Ditën e mërkurë apo të enjten ka kaluar më në fund VKM që pritej.”

Meksi shtoi se gjatë vitit të kaluar Ministria e Financave ka nisur një auditim ndaj bizneseve të tij, i cili ka zgjatur për më shumë se një vit e gjysmë. Ai pretendon se në grupin e auditimit kanë qenë persona të porositur nga Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi. Për këtë arsye, ka bërë shkresë në Ministrinë e Financave dhe në SPAK, por nuk ka marrë asnjë reagim.

“Gjatë vitit të kaluar Ministria e Financave ka nisur një auditim ndaj biznesit tim që zgjat tashmë prej 1 viti e 1 muaj e gjysmë. Nuk mbaron, duhet të kishte mabruar me kohë. Ka pasur dy urdhra të Ministrit të Financave me afat 1 mujor. Së fundmi, të enjten personat që kanë ardhur të enjten, thonë: do ta zgjasim sa të duam. Në muajt nëntor-dhjetor paralel me situatën e aferave të AKSHI-t dhe ARRSH kanë ndodhur disa ngjarje për të cilat unë kam referuar në SPAK në rrugë shkresore në ditët e para të muajit janar.

Atë moment që me kapacitet hetuese investigative të MCN Tv arritëm të gjenim detajet që mungonin. Jam kujdesur që detajet të jenë të sakta. Në grupin e auditimit është përfshirë direk një person i porositur direkt nga Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi. Këta persona që dalin kudo, dilnin dhe tek auditimet e Ministrisë së Fiancave. Unë kam bërë shkresë për këtë gjë, vetë Ministrisë së Financave dhe SPAK-ut. Nuk kam asnjë reagim. Ministria hesht.

Prokurorja e çështjes të kallëzimit ndoshta ka nevojë për ndihmë, nuk arrin të hapë Google për të parë se për çfarë akuzohem. Gent Progni më akuzonte mbrëmë se jam një ‘burbuqe’ në terma folklorikë. Akuzohem e për gjëra të tjera, më ka akuzuar për marrëdhënie intime sekrete në chat me një njerëz të caktuar. Thotë kam foto. Ka elementë që shkojnë përtej gjurmës klasike. Nuk mund t’i quaj shantazhe, nuk jam ndjerë i tillë.

Arsyeja që kam zgjedhur t’i shkruaj SPAK ka qenë për të treguar vendosmëri dhe besim tek ligji, tek funksionimi i shtetit të së drejtës dhe për të garantuar një farë pavarësie të medies.”

Meksi u shpreh se situata e tij private ka ndikuar drejtpërdrejt në klimën brenda televizionit, duke theksuar se shqetësimi i kolegëve pas një incidenti të fundit e ka shtyrë të reagojë publikisht.

Meksi pranoi gjithashtu se ka kaluar një periudhë të vështirë në jetën personale, duke bërë të ditur se është divorcuar para rreth 10 ditësh dhe se përgjegjësinë për këtë e mban vetë. Ai shtoi se ish-bashkëshortja nuk duhet të përballet me pasoja të mëtejshme për shkak të situatës së tij.

Më tej, ai tha se se nëna e tij është përballur me presione dhe shantazh. Sipas tij, prej muajit gusht është përballur me tentativa diskreditimi dhe kërcënime për prishjen e imazhit të tij publik.

“Jeta ime private ka ndikuar edhe në klimën e MCN Tv, dhe për këtë arsye vendosa të dilja të flisja. Kur dje kur u ripërsërit incidenti I darkës, unë vura re fytyrat e shqetësuara të kolegëve që ishin në korridor, sheqtësimi I tyre më bezdisi goxha pasi pavarësisht se unë e kam marrë me sportivitet dhe humor këtë eksperiencë të viteve të fundit gjykova se tashmë kupa është derdhur, pra ky skenar që kam zgjedhur unë të bëj, pra letë rrjedhin gjërat dhe mos reagojmë se ndoshta do të zbardhe rrugës, ndoshta nuk ishte momenti më momenti I tillë për ta bërë sepse ndoshta tashmë ndikohet totalisht puna juaj. Unë e vlerësoj punën tuaj të gjithëve bashkë dhe në këtë sens u ndjeva shumë I trishtuar që ju të vuani nga problemet e mia.

Do të përpiqem të bëj transparencë të madhe pa rënduar njerëz privatë sepse mund të jem komplet gabim. Kam lënduar gruan time me të cilën kam bërë tashmë divorcing para 10 ditëve për shkak të fajeve të mia dhe ajo nuk ka pse të marri kosto të mëtejshme në jetën e saj. Është dhunuar ime më e cila është shantazhuar dy ditë më parë nga persona pranë familjes së ish-partneres sime të dytë le të themi.

Prej muajit gusht po përdorin mekanizma diskretitimi duke më kërcënuar se do të më flliqin. Nuk kam frikë për sigurinë time. Kam vazhduar të bëj ankimime tenderash në formë konstante pa u bezdisur, kam folur me ekipin e IT-së të MCN të mos dorëzoehn se ata e kanë ditur historinë, ju bëni punën tuaj dhe në këtë sens do të doja të vlerësoja dhe rolin e Geron Meçes I cili ka pasur të njëjtin insistim dhe më është shtuar respekti për të , jam akuzuar që jam partner me të, nuk kam qenë kurrë partner me të”.

Share it :
Çështja për të cilën BE-ja nuk bën kompromis me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë Dy ligje në Mal të Zi, që janë kontroverse prej perspektivës së Brukselit, amendamentet e ligjeve në sektorin e gjyqësorit në Serbi dhe dështimi për t’ia hequr imunitetin parlamentar ish-zëvendëskryeministres në Shqipëri, i kanë kthyer këto tri shtete kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian sërish para testit kryesor për pranim, atij për sundimin e ligjit. Përparimi në të gjithë kapitujt që duhen mbyllur para anëtarësimit nuk do të jetë i mjaftueshëm nëse vendet kandidate stagnojnë apo shënojnë kthim mbrapa në Kapitujt 23 dhe 24, të cilët, sipas metodologjisë evropiane të integrimit, hapen të parët dhe mbyllen të fundit. “Reformat e pakthyeshme në këto fusha janë kusht që partnerët e zgjerimit të përparojnë në rrugët e tyre të pranimit, duke i përmbushur standardet specifike”, ka rikujtuar Shërbimi për media i Komisionit Evropian në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë. “Reformat nuk janë vetëm për letër, shtetet duhet të demonstrojnë zbatimin e tyre dhe duhet të garantojnë besueshmëri përmes rezultateve të prekshme”, është thënë mes tjerash në përgjigje. Shqipëria dhe Mali i Zi janë në krye të listës për t’u bërë anëtarë të rinj të bllokut evropian. Në këtë drejtim, Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka folur me kryeministrin malazez, Millojko Spajiq javën e kaluar në Podgoricë. Ju duhet të keni patjetër një gjyqësor të pavarur, që ka kapacitet për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe të keni media të pavarura pasi ne nuk do të bëjmë kurrë kompromis në këto çështje”. Pse dy ligje po ia vështirësojnë Malit të Zi rrugën drejt BE-së? Ambiciet e autoriteteve në Mal të Zi që të bëhen vendi i 28-të anëtar i BE-së janë komplikuar pas miratimit të dy ligjeve kontroverse. Bëhet fjalë për amendamente në Ligjin për Çështje të Brendshme dhe Ligjin për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare. Sipas Komisionit Evropian, këto amendamente nuk janë në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Direktivën për Zbatimin e Ligjit. Rregullorja për Mbrojtjen e të Dhënave është ligj që përcakton se si mblidhen dhe ruhen të dhënat e individëve në Zonën Ekonomike Evropiane. Ajo i forcon të drejtat për privatësi, vendos obligime serioze për organizatat dhe vlen për të gjitha kompanitë në botë që procesojnë të dhëna të banorëve të BE-së. Direktiva për Zbatim të Ligjit rregullon mënyrën se si autoritetet e policisë dhe gjyqësorit në BE i procesojnë dhe mbrojnë të dhënat personale të individëve, sidomos të viktimave, dëshmitarëve dhe të dyshuarve për shkelje penale. Opozita malazeze dhe shoqëria civile i kritikojnë ndryshimet e bëra në Ligjin për Çështje të Brendshme pasi besojnë se ato i rrisin kompetencat e ministrit të Brendshëm, sidomos në emërimin dhe shkarkimin e drejtorit të policisë, dhe kështu më pas hapet rruga për ndikim politik në punën e policisë. Sa i përket Ligjit për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, kritika më e shpeshtë ka të bëjë me dispozitat që lejojnë qasjen në bazat e të dhënave të organeve dhe institucioneve shtetërore, në disa raste pa vendim gjykate. Ndërkohë, Mali i Zi pritet të emërojë anëtarë të Këshillit Gjyqësor, trupit kryesor të gjyqësorit, anëtarët e të cilit mund të emërohen dhe shkarkojnë gjyqtarë. Pse janë ligjet e reja problematike për rrugën e Serbisë në BE? Në rastin e Serbisë, BE-ja ka qenë e qartë. Pas miratimit të ligjeve të gjyqësorit, me nismë të partisë së presidentit Aleksandar Vuçiq, kritikat kanë qenë të shpejta nga Brukseli, përfshirë prej Komisionares për Zgjerim, e cila ka vlerësuar se këto ligje kufizojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe, sipas mendimit të saj, përbëjnë kthim mbrapa. Vuçiq është përgjigjur duke thënë se nuk e kupton për çfarë kthimi mbrapa bëhet fjalë, meqë Serbia ka stagnuar në rrugën drejt BE-së që katër vjet. Më 2021, Serbia e ka hapur grupin e kapitujve për agjendë të gjelbër dhe lidhshmëri të qëndrueshme, mirëpo përparim nuk është arritur. Ligjet në gjyqësor që kanë nisur të zbatohen, janë duke e shtyrë vendin në drejtim të kundërt me standardet evropiane. Bashkimi Evropian pati kërkuar që ligjet të mos miratoheshin dhe pasi Vuçiqi i ka nënshkruar ato, Brukseli ka thënë se zbatimi i tyre duhet të pezullohet derisa të ketë një opinion prej Komisionit të Venecias. Florian Biber, profesor për histori dhe politikë dhe drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit ka thënë se në një konstelacion të tillë politik, Serbia nuk ka shanse që t’iu afrohet strukturave evropiane. “Nuk ka të bëjë vetëm me sundimin e ligjit, por me mungesën e respektit për rregullat demokratike bazike. Është e qartë se regjimi aktual nuk është i interesuar në anëtarësim në BE, apo të garantojë se Serbia është shtet demokratik”, ka thënë Bieber. Sfidat e Shqipërisë Në vitin e kaluar, Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt negociues, pavarësisht problemeve në sektorin e sundimit të ligjit. Sikur edhe me vendet tjera kandidate, Komisioni Evropian e ka përmendur në Raportin e Progresit, në tetor të vitit të kaluar se shqetësimet kryesore për Shqipërinë përfshijnë rritjen e presionit politik në gjyqësor, luftën e dobët kundër korrupsionit dhe lirinë e kufizuar të medias. Sfida e fundit ka të bëjë me refuzimin e deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë për t’ia hequr imunitetin ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është e akuzuar për korrupsion. Deputetët nga Partia Socialiste në pushtet kanë refuzuar t’ia heqin asaj imunitetin dhe vendimi është mirëpritur prej vetë kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se Parlamenti ka bërë “atë që do të bënte çdo shtet demokratik në Evropë”. Brukseli nuk është pajtuar me deklaratën e Ramës se kërkesa për heqje të imunitetit nuk ka qenë në përputhje me Kushtetutën. Radio Evropa e Lirë ka mësuar që diçka e tillë ka ndikuar drejtpërdrejt në rezistencën e disa vendeve anëtare që t’ia garantojnë Shqipërisë një të ashtuquajtur IBAR pozitiv. IBAR është shkurtesë për Raportin mbi Vlerësimin e Përkohshëm të Standardeve ku vlerësohet përparimi në sundimin e ligjit, gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit, për Kapitujt kyç 23 dhe 24 në negociatat e anëtarësimit. Derisa vendet e BE-së të mos e miratojnë në mënyrë unanime IBAR-in, Shqipëria nuk do të mund të ecë përpara në mbylljen e kapitujve. Mali i Zi, për shembull, është dashur të presë për IBAR pozitiv, i cili është miratuar në qershor të vitit 2024, në mënyrë që të nisë mbylljen e kapitujve. Para këtij vendimi, hera e fundit që ka mbyllur kapituj ka qenë vitit 2017. A mund të mbyllet njëri sy? Pranimi i anëtarëve të rinj pa të drejtën e vetos, që aktualisht e kanë të 27 vendet anëtare të BE-së, është diçka për të cilën kanë avokuar, edhe Edi Rama, edhe Aleksandar Vuçiq në një artikull të përbashkët muajin e kaluar në të përditshmen gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, i cili i ka shtuar spekulimet se shtetet e Ballkanit Perëndimor “mund ta mbyllin njërin sy”. Florian Bieber beson se brenda këtij kuadri ligjor është e pamundur të ndahen konsideratat politike nga kriteret e sundimit të ligjit. “Sigurisht, elitat politike në Mal të Zi dhe Shqipëri e njohin momentumin politik dhe kanë prirje të jenë më pak të rrepta në lidhje me zbatimin. Megjithatë, në fund të fundit, nevojitet pëlqimi i 27 shteteve anëtare, i cili është larg të qenit i garantuar”, paralajmëron Bieber në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë. Komisionarja Kos ka folur në këtë drejtim në Parlamentin Evropian në fillim të marsit, duke e theksuar se statusi i liderit në këtë proces nuk garantohet përgjithmonë. Ajo u ka thënë Shqipërisë, Malit të Zi, Ukrainës dhe Moldavisë që “përparimi duhet të arrihet përmes reformave”. A mund të ndihmojnë “mekanizmat mbrojtës”? Mekanizmat mbrojtës nuk janë diçka e panjohur në proceset evropiane. Kur Bullgaria dhe Rumania janë pranuar në BE më 2017, Komisioni Evropian pati vendosur të miratojë anëtarësimin e tyre, pavarësisht reformave të papërfunduara në fushën e sundimit të ligjit, me kusht që dobësitë të vazhdojnë të adresohen pas anëtarësimit përmes të ashtuquajturit Mekanizëm Bashkëpunimi dhe Verifikimi, i cili mundësoi monitorimin pas anëtarësimit dhe vlerësimin e rregullt të progresit në gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit. Ky mbikëqyrje pas anëtarësimit zgjati plot 16 vjet dhe përfundoi në vitin 2023. Për Florian Biberin, ekzistojnë zgjidhje për dilemat e mundshme të shteteve anëtare, dhe sipas tij, zgjidhja qëndron në një periudhë kalimtare që do t’u lejonte anëtarëve të rinj t’i zbatonin reformat pas anëtarësimit. Sipas tij, pranimi i Malit të Zi dhe ndoshta i vendeve të tjera në rajon do të sinjalizonte se ka një të ardhme për rajonin në BE. “Një projekt i tillë politik duhet t’i bindë skeptikët midis shteteve anëtare dhe duhet të përfshijë gjithashtu mekanizma të qëndrueshëm për të siguruar që anëtarët e ardhshëm do të respektojnë sundimin e ligjit”, vlerëson Biber. Megjithatë, ai beson se edhe nëse ndonjë anëtar i ri i plotëson të gjitha kriteret, nuk ka garanci se nuk do të ketë pengesa. Diçka e tillë ka ndodhur në Hungari, Poloni ose Sllovaki disa vjet pas anëtarësimit në BE, kur problemet me pavarësinë në gjyqësor dhe sundimin e ligjit dolën në pah në këto vende, sepse autoritetet shpesh përpiqeshin të ndikonin në gjykata, të kufizonin liritë e medias dhe të zvogëlonin kontrollin mbi institucionet e pavarura. /REL