Kush ja pagoi avionin Ramës për në Izrael? Gazetari: Jemi në kushtet e veprës penale

Kush ja pagoi avionin Ramës për në Izrael? Gazetari: Jemi në kushtet e veprës penale

Gazetari Klodian Tomorri i ftuar në ‘Task Force’ ka komentuar udhëtimin me avion charter të Edi Ramës drejt Izraelit.

Sipas tij, prokuroria duhet të nisë hetimet për udhëtimet e Edi Ramës, pasi kryeministri nuk mund të marrë financime nga kushdo.

Tomorri u shpreh se, qeveria gjithmonë i mban sekrete udhëtimet e Edi Ramës, ndërsa agjencia për informim mjaftohet vetëm me përgjigjen, që ‘udhëtimet e kryeministrit nuk janë paguar me taksat e shqiptarëve’.

Pse është vepër penale? Nuk mund të funksionojë një një qeveri apo një zyrtar publik të marrë financime sekrete. Se praktikisht jemi përballë një financimi sekret. Ata thonë, nuk e pagoi qeveria, por nuk e tregojnë se kush e paguan.

Të njëjtën gjë, se kjo nuk është hera e parë që ndodh. Prandaj them që kjo MIA është duket sikur është krijuar vetëm të justifikojë udhëtimet dhe çarterat e Edi Ramës, duke thënë që shiko, nuk janë paguar paratë nga taksat e qytetarëve.

Unë nuk jam tek ata që mendoj që kryeministri nuk duhet të udhëtojë, qoftë edhe me avion personal, se mund të ketë situata të caktuara që mund t’i duhet avioni personal. Mund të ketë çështje të sigurisë e të tjerë.

Po dinjiteti është kur nuk vjedh. Jo kur udhëton me avion privat. E ka përkufizuar Albin Kurti më mirë. Po nuk është ky thelbi. Thelbi është që ti nuk mund të thuash që nuk e ka paguar buxheti apo taksapaguesit, por është një financues i cili na qenka privat. I panjohur.

I panjohur. Kush është ky që i paguan? Sepse praktikisht një financues sekret mund të jetë çfarëdo, mund të jetë një kriminel. që na financon qeverinë. Po mund të jetë një, po, sepse deri tani jemi justifikuar me maskotin, me punën e maskotit, ku merrnin avionin e Air Albania-s që ju vunë në dispozicion, thanë që ky po e merr se po i bën reklamë kompanisë.

Problemi është pse është vepër penale? Sepse, e para njëherë mund të jetë financues kushdo, mund të jetë një kriminel, mund të jetë një organizatë terroriste, mund të jetë një organizatë mafioze, mund të jetë një person i papërshtatshëm për të financuar një institucion apo zyrtar publik. E para.

E dyta, mund të jetë financues një subjekt privat, i cili është në konflikt interesi për shkak se përfiton ëh nga kryeministri, nga vendimmarrja e kryeministrit, asete apo ë favore publike. Pra, çfarë dimë ne? Ne dimë që ai avion i ka një kosto.

Dhe përgjithësisht, të paktën unë kam parë në një rast, ëh fluturimi, avioni që u mor me qira për përurimin e aeroportit të Vlorës, se e përuruan me avion. Patjetër, me një avion privat, po. Po. Fatura ishte 45.000 euro. Për një fluturim që erdhi në Vlorë edhe shkoi. Njëherë.

Po që po pra, se ishte nga ato propaganda. Ka një kosto 40.000 euro, 45.000 euro, po qoftë edhe 20.000 euro. Kush e paguan? Nga del? Sepse publikut i leverdis shumë herë më mirë ta paguajë vetë, ëhë, pra e di që paguhet nga buxheti, sesa ta paguajë dikush i panjohur, i cili merr pastaj underground llokma publike. Kjo është.

Po pra, MIA që krijuan këta, se MIA e ka gjatë agjencia për media dhe informim më duket. Tani mos gaboj. MIA, e vetmja transparencë që bën është se nuk është hera e parë që ndodh kjo, është kjo që thotë, paratë, kryeministri udhëtoi, por paratë nuk u paguan nga qytetarët.

Kjo është indicje për të hapur hetimet dhe unë nuk e kuptoj pse prokuroria, kush e financon kryeministrin? Se ore kryeministri nuk mund të marri para nga njerëz të panjohur’, – u shpreh gazetari Klodian Tomorri në SYRI TV.

Share it :