Ekipi bardheblu ka dështuar ndaj kuksianve që i mundi disa kohë më parë. Verilindorët arritën të shënonin dy herë duke shtangur skuadrën kryeqytetase.
Ndërsa Teuta me Flamurtarin janë ndarë në barazim duke marrë nga një pikë respektive.
Me mjaft emocione u pritën edhe dy sfidat e tjera të Superligës. Në Vlorë Flamurtari priti Teutën e Durrësit në një përballje që gjithmonë ka dhuruar spektakël. Ndërsa në kryeqytet u luajt edhe ndeshja midis Tiranës dhe Kukësit.
Tirana-Kukësi
Një ndeshje që ka dhuruar shumë spekatkël dhe emocione të forta ka qënë përballja midis verlindorve dhe kryeqytetasve. Skuadra mike ka arritur që të marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj një Tirane që është treguar shumë e frikshme në sfidat e fundit. Ekipi bardheblu e mundi ekipin kuksian para dy javësh duke e bërë pak të parashikueshëm edhe fatin e ndeshjes së radhës. Por veriorët nuk janë bindur dhe arritën që të bëjnë suprizën. Dy skuadrat, në fakt, zhvilluan një ndeshje spektakolare mes tyre në “Qemal Stafa” u mbështetur edhe nga qindra tifozëve të pranishëm në shkallët e impiantit. Bardheblutë kanë ndryshuar dhe u treguan menjhër agresiv që në minutat e para me anë Halilin që fillimisht detyrohet të realizojë një pritje në minutën e 6-të. Por edhe Kukësi nuk mbetet spektator në fushë dhe në të 18-tën është Cikalleshi që vë në provë Likën, ndërsa në të 20-tën, Ylli Hoxha i vetëm përballë portës sheh topin të ndalet nga gardiani i kryeqytetasve. Pjesa e parë është e gjitha e mbushur me emocione, me të dyja skuadrat që kërkojnë fundin e rrjetës por rezultati mbetet i pandryshuar. Në fillimin e pjesës së dytë, një harkim drejt zonës i Hallacit shfrytëzohet nga Cikalleshi që kalon përpara Kukësin. Tirana nuk e humbet turuan por mundohet që të tregojë forcë dhe në të 55-tën, është Taku ai që rikthen barazimin në “Qemal Stafa”. Kukësi është shumë ndryshe nga ai i një jave më parë, dhe në minutën e 76-të Sokol Cikalleshi shënon dhe të dytin pas një gabimi të Likës. Deri në fund ka shumë dëshirë por pak rezultat nga ana e Tiranës që nuk arrin që të marrë një fitore që do t’a çonte ekipin larg zonës së rrezikut.
Flamurtari-Teuta
Flamurtari nuk arrin të shfrytzojë fushën e vetë duke arritur të marrë vetëm një barazim. Skuadra vlonjate barazoi 0-0 me Teutën në Vlorë duke qënë ende nën rrezikun e një rënie një kategori më poshtë. Kuqezinjtë dhe pse përpiqen të dominojnë nuk kanë saktësinë e duhur përpara portës duke shpërdoruar sidomos në 45 minutat e para. Të paskatë tregohen edhe lojtarët e Teutës, pasi në fundin e fraksionit të parë, Samb gjendet i vetëm përballë Moçkës por nuk arrin ta shfrytëzojë rastin. Në pjesën e dytë, Flamurtari shfaqet sërish luftarak duke u përpjekur të vendosë me shpatulla pas murit Teutën. Gjithsesi takimi është i ekuilibruar dhe Teuta nuk është se mbyllet në mbrojtje duke dashur të shfrytëzojë sidomos kundërsulmin. Por ndeshja e barabartë në lojë rezulton e barabartë dhe në rezultat pasi shifrat nuk zhbllokohen në stadiumin e Vlorës. Kështu të dyja ekipet ndalen vetëm me nga një barazim. Një pikë që nuk i ngre dhe as i ul të dyja skuadrat.
Ndeshjet e djeshme
FLAMURTARI-TEUTA 0-0
Gjyqtarë: L.Alla
TIRANA-KUKËSI 1-2
Golat: Taku 52′ / Cikalleshi 49′, 73′
Gjyqtarë: L.Jemini
BESA-KASTRIOTI 1-1
Golat: Mancaku 90+1′ / J.Sefa 49′ (pen)
Gjyqtarë: D.Jubica
VLLAZNIA-PARTIZANI 0-1
Golat: Nexhipi 45+2′ (pen)
Gjyqtarë: E.Jorgji
Mojes: Më e vështirë seç e prisja
Trajneri i Junaitid David Mojes, ka pranuar se puna e tij si trajner në krye të djajve është shumë më e vështirë nga se ka pritur. Mançester pësoi me rezultat 0-3 para tifozëve në Old Trafford nga Liverpuli dhe kjo humbje ishte një nga dështimet e radhës të kampionit në fuqi qëkur është trajner skocezi 50-vjeçar. “E kam ditur se puna do të jetë e vështirë. Por, kaq e vështirë? Besoj se nuk e kam pritur”, u ka thënë Mojes gazetarëve. Në ndeshjen ndaj Redsave, pati tri penalti në dëm të Junaitid dhe një karton të kuq për Nemanja Vidiç. Sipas trajnerit, disa vendime të arbitrit Mark Klatenburg ishin të drejta, por në disa të tjera sipas tij nuk u tregua i saktë.
Xherrard: Liverpuli kërkon titullin
Legjenda e Liverpul Stiven Xherrard ka paralajmëruar klubet e Ligës Premier se Redsat do ta kërkojnë trofeun deri në fund të sezonit. Pas fitores ndaj Mançester Unitedit në Old Trafford të kuqtë janë në vend të dytë në tabelë me katër pikë prapa Chelseat. “Erdhëm në Old Traford që ta fitonim ndeshjen, është vështirë dhe duhet t’i marrim ndeshjet një nga një”. “Do ta shijojmë sonte, por duhet të vazhdojmë shpejtë. Kemi dëshmuar sot se jemi konkurrues të vërtetë dhe do të luftojmë për këtë”. “Ne besojmë mund ta fitojmë titullin”, është shprehur mesfushori.
Arsenal triumfon në derbin e Londrës
Derbi londinez ndërmjet Totenhamit dhe Arsenalit është vendosur me një gol të shënuar nga Topçinjtë në fillim të ndeshjes. Vendasit dominuan me posedimin e topit në gjysmën e parë, mirëpo nuk e shfrytëzuan për asgjë, pasi nuk dërguan asnjë goditje drejt portës. Ndërkohë që mysafirët secilën herë që e merrnin topin ishin të rrezikshëm në kundërsulme. Ata arritën të shënojnë një gol vetëm pas 72 sekondash. Realizues ishte Tomas Rosicky në minutën e dytë. Ky ishte goli më i shpejtë që Topçinjtë e kanë shënuar ndonjëherë kundër Spursave. Gjysma e dytë nuk prodhoi gola dhe ekipi i Arsene Venger i mori pikët nga kjo sfidë. Arsenali është në pozitë të tretë në tabelë me pikë të barabarta me Liverpulin që është në vend të dytë dhe katër pikë më pak se Chelsea që gjendet në krye.
Barcelona shkatërron Osasunën
Barcelona ka reaguar në mënyrën më të mirë pas paraqitjeve jo të mira në ndeshjet e fundit në La Liga. Blaugranët e kanë shkelur Osasunan në Kamp Nou me rezultat 7-0. Lojtarët vendas ishin në disponim në gjysmën e parë dhe arritën ta fitonin ndeshjen para se të shkonin në pushim duke realizuar tre gola. Pedro dërgoi një harkim te Ksavi që pasoi topin te Alexis që asistoi te Lionel Messi dhe argjentinasi e dërgoi topin në rrjet në të 18-tën Andres iniesta mori një top nga Buskets dhe goditi me të majtën duke e çuar topin në rrjet 34’. Në fraksionin e dytë, bashkëpunimi i iniestas me Messin u konkretizua me golin e dytë personal të argjentinasit. Porsa shkeli në fushë, në kontaktin e tij të parë me topin, Kristian Telo arriti të shënojë duke e kontribuar në serinë e golave. Qershia mbi tortë ishte kompletimi i het-trikut nga Lionel Messi në minutën e 88. Edhe Pedro Rodriguez realizoi golin e tij të merituar në këtë përballje. Kjo fitore e lë Barcelonën në vend të tretë në tabelë me një pikë më pak se Atletiko Madridi dhe katër prapa liderit Real Madrid.




