Ktheheshin,nga varrimi në Përmet digjen të gjallë në një aksident

Aksidenti 1

Ngjarja në Tepelenë, babë e bir dhe xhaxhai u aksidentuan. Më pas “Fiat Punto” morri flakë

Kthimi nga një ceremoni varrimi në Përmet, është kthyer më pas në një varr të trefishtë për anëtarët e një familje. Çarja e paritur e njërës prej gomave të para, ka sjellë daljen nga rruga të automjetit ku tre personat udhëtonin, i cili ka kryer disa saltro dhe për pasojë tubat e furnizimit të motorit me benzinë, janë shpuar duke sjellë kështu rënien e zjarit. Si pasojë e kësaj situate tragjike kanë mbetur brenda në automjet tre persona, mes tyre babë e bir, të cilët janë nxjerë prej andej të vdekur vetëm pas shuarjeve të flakëve nga shërbimet zjarfikëse. Viktimat e aksidentit janë vëllezërit Luan dhe Faik Mançellari, përkatësisht 62 dhe 57 vjeç, ndërsa i treti është Laurent Mançellari, djali i Luan Mançellarit, të cilët po ktheheshin nga një ceremoni mortore. Dëshmitarët kanë tentuar të ndihmojnë të aksidentuarit, por nuk kanë mundur t’i nxjerrin nga makina. Në këto kushte dëshmitarët kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësit, por as këta nuk kanë mundur të shpëtojnë asnjë nga personat që ndodheshin në makinë. Policia tha se pas mbërritjes në vendin e ngjarjes ka rezultuar se në aksin rrugor nacional Subash-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Ish serat e Mashkullores”, automjeti tip “Fiat Punto”, me targa greke ZHI 7934, me drejtim lëvizje për në Gjirokastër, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën e kanalit dhe për pasojë ka marrë menjëherë flakë.

Tmer në rrugë

Drejtuesit e mjeteve që kalonin kanë ndaluar të tmeruar dhe janë përpjekur t’i ndihmojnë, por ishte e pamundur që t’i nxjerrin nga mjeti, kështu që menjëherë kanë njoftuar policinë dhe repartin zjarrfikës, të cilët kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje. Me gjithë ndërhyrjen e repartit zjarrfikës dhe të policisë nuk është bërë e mundur nxjerrja e trupave nga makina, pasi automjeti ishte përfshirë tërësisht nga flakët dhe ishte shtypur nga përplasja. Për pasojë, tre personat që ndodheshin në makinë janë djegur së bashku me automjetin. “Nga verifikimet e para rezultoi se në automjet udhëtonin tre shtetas dhe konkretisht Laurent Mançellari, 28-vjeç, babai i tij Luan Mançellari, 62-vjeç dhe xhaxhai i Laurentit, Faik Mançellari, 57-vjeç, të gjithë banues në Qafë-Gjashtë të Sarandës”,-tha policia. Më tej, uniformat blu sqaruan se ata po ktheheshin nga Përmeti, pasi kishin shkuar të bënin një ceremoni për varrin e gjyshërve në Përmet dhe pas tyre po vinin edhe pjesa tjetër e familjarëve. Për 20 minuta, ata kanë mbërritur me automjet tjetër dhe nëpërmjet tyre u bë i mundur edhe identifikimi i kufomave, pasi ishin djegur tërësisht. Makina “Fiat Punto”, me targa greke nuk ishte në pronësi të tyre, por e përdornin, pasi kishin një servis makinash në Qafë-Gjashtë. Ndërkaq, një dëshmitar ka rrëfyer se ka parë aksidentin dhe ka shpejtuar të ndihmojë ata persona që u përplasën.

Rëfimi i dëshmitarit

Njëri nga personat që ka parë daljen nga rruga të makinës ka treguar në polici se ai ishte përpjekur të nxirte trupat jashtë, por nuk ka mundur për shkak të mos funksionimit të dyerve të makinës. Sikur të mos mjaftonte kjo, mjeti është përfshirë nga flakët e zjarit menjëhere dhe se në zonë është krijuar nxehtësi e madhe duke mos arritur të bëhet asnjë ndërhyrje më pas, për nxjerjen e trupave. “Në moment mbërrita tek makina e aksidentuar, hapa derën dhe pashë që të tre personat kishin vdekur, nuk kishte shenja jete. Në dy vendet e para ishin ulur dy meshkuj, njëri prej tyre djalë tepër i ri në moshë. Por në këto çaste, makina nisi të nxirrte tym dhe mori flakë. Unë dhe të tjerë që u afruam, nxituam të largoheshim me shpejtësi sepse makina shpërtheu në flakë”,- tha dëshmitari që ndodhi rastësisht në vendin e ngjarjes. Trupat e tre viktimave kanë mundur të dalin vetëm pas shuarjes së plotë të flagëve dhe ftohjes së makinës. Të tre trupat ishin karbonizuar, ndërkohë që sipas hetimeve të policisë ngjarja është konsideruar si aksidentale.

 

 

Kallëzimi dorëzohet në njësinë Task-Forcë, nisin hetimet

Ylli Pango, padit për “Shpërdorim detyre” nga KLSH

abuzoi me 100 milion dollarë gjatë detyrës së tij

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë një kallzim penal ndaj kreut të Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ylli Pango, pasi gjatë një auditimi janë vënë re shkelje të shumta me një dëm prej rreth 100 mln dollarësh. Kontrolli u krye gjatë muajit mars dh u vu re se në tre projekte në bashkëpunim me subjekte private, nga 50 të miratuara u zbuluan parregullsi dhe shkelje të ligjshmërisë, me pasojë dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në vlerën 10,724 mijë lekë. Gjithashut janë vënë re parregullsi dhe mungesë e dokumentacionit justifikues në shpenzimet e kryera në valutë për udhëtime e dieta jashtë vendit, si: shkresa për përballimin e shpenzimeve pa numër protokolli dhe pa datë, mungesë të ftesave dhe programit, të dokumenteve informuese mbi agjendën dhe rezultatet e shërbimeve zyrtare të kryera etj.“Mosmiratim i Rregullores së Brendshme të funksionimit të Agjencisë, në zbatim të pikës 11, të VKM-së nr. 903, datë 26.08.2009, i ndryshuar. Mungesa e rregullores, ndër të tjera ka sjellë që të mos realizohet një nga kërkesat themelore që rregullon veprimtarinë e kësaj Agjencie, të përcaktuar në pikën 9, të VKM-së të sipërcituar dhe konkretisht: “AKTI, për çështjet e përmbajtjes dhe të vlerësimit të programeve e të projekteve, mbështetet me ekspertizë nga komisionet e vlerësimit të programeve e projekteve, që propozohen nga Drejtori i Përgjithshëm dhe miratohen nga Bordi Drejtues, në përputhje me rregulloren e funksionimit të kësaj agjencie”. Po ashtu, mungesa e Rregullores ka bërë që anëtarët e komisioneve të vlerësimit të përzgjidhen nga Drejtori i Përgjithshëm i AKTI-së pa konkurrencë (alternativa) dhe pa u bazuar në ndonjë kriter apo ndonjë procedurë të përcaktuar më parë. Mosdorëzim në organin epror, në Këshillin e Ministrave dhe në Agjencinë e Prokurimit Publik të regjistrave vjetorë të parashikimit dhe realizimit të prokurimeve për vitin 2010, 2011 dhe 2012, në kundërshtim me kërkesat e përcaktuara në VKM-në nr. 1, datë 10.01.2007 “Për Rregullat e Prokurimit Publik”, i ndryshuar; moscaktimin e Koordinatorit të riskut dhe mosngritjen e Grupi të Menaxhimit Strategjik të AKTI-t, si dhe moshartimin dhe mosarkivimin e gjurmëve të auditimit të detajuara për procedurat e prokurimit publik, në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”. Gjatë gjithë periudhës nën auditim, Bordi Drejtues i Agjencisë ka funksionuar pa Sekretar i cili zgjidhet nga anëtarët e tij, në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”,- shprehet KLSH. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, për të gjitha parregullsitë dhe shkeljet financiare të konstatuara dhe të pasqyruara gjerësisht në raportin përfundimtar të auditimit, përgjegjësi direkte mban Drejtori i Përgjithshëm i AKTI dhe përkëtë ai është paditur për shpërdorim detyre.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :