Teksa Burreli dhe Bulqiza ishin përgatitur të prisnin sot kryeministrin Rama, vizita e tij në këto qytete është anuluar papritur.
Lajmi bëhet i ditur nga përfaqësues të pushtetit lokal të qytetit të Burrelit, të cilat thonë se Rama pritej të mbërrinte në qytetin e tyre në orën 10:30 të paradites, me qëllim inspektimin e investimeve në këtë qytet dhe më pas në Bulqizë.
Bëhet e ditur, se shkak për anulimin e vizitës kanë qenë disa probleme me shëndetin e kryeministrit, i cili ka patur dhimbje shpine. Me sa duket Rama ka patur shqetësime që dje, gjatë pjesëmarrjes në tryezën për reformën në drejtësisë.
Burime zyrtare thonë se javën e ardhshme Rama ka një vizitë impenjative jashtë vendit, ndaj për këtë arsye e ka parë të arsyeshme të anulojë këtë vizitë, e cila mund të kryhet në një ditë tjetër.




