Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë kushtet e propozuara të Hamasit për armëpushim, duke thënë se fitorja e tyre në Gaza do ndodh për pak muaj.
Netanyahu ka reaguar pasi Hamasi parashtroi një sërë kërkesash në përgjigje të një propozimi të armëpushimit të mbështetur nga Izraeli.
Ai tha se negociatat me grupin “nuk po shkonin askund” dhe i përshkroi kërkesat e tyre si “delirante”.
“Dorëzimi ndaj kërkesave delirante të Hamasit që dëgjuam tani jo vetëm që nuk do të çojë në lirimin e robërve, por thjesht do të ftojë një masakër tjetër. Ne jemi në rrugën drejt një fitoreje absolute. Nuk ka zgjidhje tjetër”, tha Netanyahu në një konferencë shtypi.
Plani i Hamasit kërkonte një pauzë prej katër muajsh e gjysmë në luftime, gjatë së cilës do të liroheshin të gjithë pengjet dhe Izraeli do të tërhiqte trupat e tij nga Gaza.
Megjithatë, propozimi do të linte efektivisht grupin militant palestinez në pushtet, një skenar që Izraeli e kundërshton.
Kritikat ndaj kryeministrit të Izraelit po shtohen brenda vendit, pasi familjet e pengjeve po i bëjnë presion qeverisë të ndryshojë qasjen e saj për të siguruar lirimin e të dashurve të tyre.




