Kryemadhi: Veliaj po kërcënon grupe të caktuara kriminale përmes OFL-së për blerjen e votave, Rama kërcënon qytetarët me vrasje me covidin

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se  segmente të caktuara të mazhorancës po drekojnë me grupe kriminale për të marrë vota.

Ajo shtoi se kryebashkiaku Erion Veliaj kërcënon grupe të caktuara kriminale përmes OFL-së.

Kryemadhi: Pasi nuk arritën që të bllokonin dot me kartat ID, tashmë janë turrur si një ujëvarë emocionesh për blerjen e votës me punësime, legalizime dhe intimidime. Po ashtu, kanë zhvilluar edhe dreka me grupe kriminale, gjë për të cilën do t’i bëjë edhe një letër drejtorit të policisë.

Erion Veliaj kërcënon grupe të caktuara kriminale përmes OFL-së. Do t’i bëjmë gati çdo gjë. Rama të kërcënojë qytetarët shqiptarë me vrasje me covidin. Ne kemi një plan për mbrojtjen e votës. Vrulli dhe revolta socialiste ndaj Rilindjes do të jetë e frikshme.

Share it :