Dy të rinj, të cilët mbetën të plagosur pas një shkëmbimi zjarri sot në mbrëmje në qytetin e Laçit kanë ndërruar jetë pak çaste më parë në një spital privat në Tiranë.
Dy të rinjtë që humbën jetën janë Mikel Jushi 35 vjeç dhe Jani Jushi 30 vjeç, kushërinj mes tyre.
Mësohet se fillimisht sherri verbal ka nisur brenda ambienteve të një lokali mes të rinjve dhe më pas ka degjeneruar në përplasje me armë pasi kanë lënë ambientet e tij.
Dy kushërinjtë u transportuan me urgjencë drejt Tiranës menjëherë pas ngjarjes, por nuk arritën të mbijetonin për shkak të plagëve të marra.




