Krimi brenda familjes/Gjyshi vret me çifte nipin 20-vjeçar dhe më pas vetëvritet

policia-1Një krim brenda familjes ndodhi sot paradite në Tiranë, ku një 20-vjeçar nga Fushë Preza është vrarë me çifte nga gjyshi i tij. Viktima quhet Rexhep Doda kurse autori Hasmet Doda. Ky i fundi vrau veten 1 orë më pas duke mos pranuar të dorëzohet tek policia e cila kishte rrethuar zonën ku ndodhi krimi. Nipi dhe gjyshi kanë pasur një grindje që në mëngjes herët rreth cështjes se pronave. Një konflikt i vjetër pronash ende i pazgjidhur brenda familjes Doda është bërë shkak ditën e sotme që nipi me gjyshin të përplasen ashpër dhe 81-vjecari të rrëmbejë një cifte dhe të qëllojë mbi nipin. Një orë pasi përleu duart me gjakun e nipit, gjyshi Hasmet Doda, 81 vjec vret veten duke mos pranuar t’i dorëzohet policisë.

 

Share it :