KQZ certifikon rezultatet në 9 qarqe, mbeten Tirana, Lezha dhe Gjirokastra

 

kqzFlorenc Drizari

Duke iu referuar rezultateve paraprake, por edhe atyre zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, koalicioni i majtë marrë 84 deputetë, ndërsa koalicioni i djathtë 56.

 

Dy javë pas mbylljes së procesit të votimeve për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar zyrtarisht tabelat e rezultateve për 9 qarqe të vendit, ndërkohë që Qarku i Tiranës, i Lezhës dhe i Gjirokastrës pritet të përfundojnë javën e ardhshme. Shtyrja e në kohë për miratimin e rezultateve përfundimtare sipas përfaqësuesve të KQZ-së, ka ardhur për shkak të vonesave të krijuara nga partitë politike të cilat, kanë kërkuar afate shtesë për verifikimin e tabelave përmbledhëse. Kjo sipas anëtarëve të KQZ-së, po ngadalëson nxjerrjen e rezultatit final, duke rikthyer dyshimet e skeptikëve se administrata e lartë zgjedhore nuk është e aftë të mbyllë në kohë procesin e numërimit të votave.

Duke iu referuar rezultateve paraprake, por edhe atyre zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, koalicioni i majtë marr 84 deputet ndërsa koalicioni i djathtë 56. Këto shifra të përkthyera në numër karrigesh në Kuvendin e Shqipërisë ndahen në këtë mënyrë:
Partia Demokratike 49 vende, Partia Socialiste 66, Lëvizja Socialiste për Integrim 16, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet 4, Partia Republikane 3, PBDNJ 1 dhe ajo që mund të quhet partia surprizë e këtyre zgjedhjeve, PKDSH, 1 deputet.

Për sa u përket rezultateve në 9 qarqet e vendit të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, koalicioni i majtë rezulton fitues në Qarkun e Elbasanit, Fieri, Korçës, Durrësit, Vlorës, Shkodër, Beratit, ndërsa në Kukës koalicioni i djathtë kryeson me dy deputetë më shumë dhe në Qarkun e Dibrës, të dy koalicionet kanë ndarë nga tre mandate.

KQZ në javën e ardhshme pritet të mbyll tabelat e rezultateve për Qarkun e Tiranës, Gjirokastrës dhe Lezhës ndërsa një ditë më parë partitë politike morën edhe modelet e rezultateve të përmbledhura në administrata zgjedhore. Për Qarkun e Tiranës koalicioni i majtë ka marrë 19 deputetë, ndërsa koalicioni i djathtë ka marrë 13 deputet.

Publikimi i të dhënave zyrtare për këto tri qarqe i jep fund procesit të numërimit dhe përmbledhjes së rezultateve nga KQZ, ndërkohë që për nxjerrjen e rezultatit final, palët pritet t’i drejtohen Kolegjit Zgjedhor për faktin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka kuorumin e nevojshëm për të marrë një vendim me shumicë të cilësuar votash; vendim i cili është edhe rezultati përfundimtar i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

MBLEDHJA E KQZ-SË

Një ditë më parë KQZ miratoi rezultatin për qarkun e Durrësit dhe Shkodrës, pasi të enjten,  përfaqësuesi ligjor i PD-së, Niazi Kosovrasti, kërkoi shtyrjen e nxjerrjes së rezultatit për këto dy qarqe. Sipas tij, materiali ishte shumë voluminoz dhe do duhet më shumë kohë për shqyrtimin.

Ndërkaq, gjatë mbledhjes së KQZ-së të zhvilluar në orën 09:00, komisioni më i lartë i administrimit zgjedhor vendosi sërish të shtyjnë në kohë shqyrtimin e kërkesës së PD-së për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Komunën Sevaster në Qarkun e Vlorës. Demokratët kërkuan sërish shtyrjen e shqyrtimit të kësaj kërkesë në KQZ për shkak pamundësisë për t’u paraqitur për arsye shëndetësore të avokatit të tyre. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi te shtyje shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga Partia Demokratike e cila kundërshton  vendimin e shpallur nga kjo KZAZ. Ky vendim i KQZ shkaktoi debate nga përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste dhe LSI-së, të cilët kërkuar mbylljen e kësaj çështje. Sipas tyre, kërkesa për shtyrjen në kohë të shqyrtimit të çështjes për Komunën Sevaster është ezauruar njëherë sipas kodit elektoral, dhe rishtyrja e kësaj çështjeje është në kundërshtim me ligjin. Ndërkaq, edhe pse kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi (Lleshi), vendosi që mbledhja e radhës të zhvillohet paraditen e së hënës, ende shqyrtimi i kësaj çështjeje mbetet pezull, pasi anëtarët nuk dhanë një datë të saktë për marrjen e një vendimi në KQZ. Sipas rezultateve paraprake në Komunën Sevaster të Vlorës, u zhvilluan zgjedhje të pjesshme ku fitues rezultoi përfaqësuesi i FRD-së.

 

 

 

Të dhëna për zgjedhjet e 23 qershorit

Nga të dhënat paraprake të KQZ-së rezulton se pjesëmarrës me të drejtë vote në Shqipëri rezultojnë 3.271.885 persona sipas regjistrit Kombëtar të Zyrës së Gjendjes Civile. Për këtë janë ngritur në të gjithë vendin 5.508 qendra votimi. Sipas KQZ-së, numri i qendrave të votimit që kanë dërguar të dhëna  5.490 / 99,67%. Ndërsa numri i zgjedhësve që kanë votuar 1.744.261.

Pas këtij procesi KQZ-ja deklaron se kanë mbetur të papërdorura rreth 1.422.483 fletë votimi. Ndërkohë që numri i fletëve të votimit të dëmtuara është 8.026 dhe i fletëve të votimit të pavlefshme është 24.181.

Pjesëmarrja në votime në qendrat e votimit të cilat kanë dërguar të dhëna sipas KQZ-së është 53,50 për qind.

 

 

LISTAT E DEPUTETEVE SIPAS QARQEVE

QARKU ELBASAN

APMI: 6 Deputet – ASHE:8 Deputet

Partia Demokratike
1. ARBEN IMAMI
2. EDUARD SELAMI
3. ARDIAN ABEDIN TURKU
4. LUCIANO BOCI

Partia Socialiste
1. BEN BLUSHI
2. DAMIAN GJIKNURI
3. EVIS KUSHI
4. ALFRED PEZA
5. TAULANT BALLA
6. MUSA ULQINI

Lëvizja Socialiste për Integrim
1. EDMOND HAXHINASTO
2. BUJAR KLLOGJRI

Partia Republikane
1. LUAN DUZHA

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU)
1. AQIF RAKIPI

 

QARKU SHKODËR

APMI: 5 deputet- ASHE: 6

Partia Demokratike
1. JOZEFINA TOPALLI
2. HELIDON BUSHATI
3. VOLTANA ADEMI
4. NARD NDOKA
5. GJOVALIN BZHETAJ

Partia Socialiste

1. MIMOZA HAFIZI
2. TOM DOSHI
3. PAULIN STERKAJ
4. NAMIK KOPLIKU

Lëvizja Socialiste për Integrim
1. AGRON ÇELA

PDKSH
1. MARK FRROKU

 

QARKU BERAT

APMI: 2 Deputet
ASHE – 6 Deputet, 

Partia Demokratike
1. GENC POLLO
2. ASTRIT VELIAJ                                      

Partia Socialiste
1. FIDEL YLLI
2. ERMONELA FELAJ
3. GLEDION REHOVICA
4. EDUARD SHALSI
5. EDUART BEJKO

Lëvizja Socialiste për Integrim
1. NASIP NACO

 

QARKU DURRËS

APMI: 6 Deputet – ASHE: 7

Partia Demokratike
1. EDUARD HALIMI
2. IGLI CARA
3. ALBANA VOKSHI
4. GENT STRAZIMIRI
5. OERD BYLYKBASHI

Partia Socialiste
1. BLENDI KLOSI
2. KLODIANA SPAHIU
3. ILIR BEQAJ
4. NAMIK DOKLE
5. GENTIAN BEJKO
6. ARTUR BUSHI

Lëvizja Socialiste për Integrim
1. LEFTER KOKA

Partia Republikane
1. AGRON DUKA

 

QARKU FIER

APMI: 5 Deputet – ASHE:11 Deputet

Partia Demokratike
1. SOKOL OLLDASHI
2. MESILA DODA
3. KOSMA DASHI
4. SHPËTIM IDRIZI

Partia Socialiste
1. GRAMOZ RUÇI
2. ERION BRAÇE
3. EGLANTINA GJERMENI
4. ILIRJAN CELIBASHI
5. ARMANDO SUBASHI
6. ARBEN ÇUKO
7. PIRO LUTAJ
8. MAJLINDA BUFI
9. ERVIN KOÇI

Lëvizja Socialiste për Integrim
1. PETRIT VASILI
2. ROBERT BITRI

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU)
1. OMER MAMO

 

QARKUN KORÇË

APMI: 5 Deputet  – ASHE:7 Deputet

Partia Demokratike
1. RIDVAN BODE
2. ELEINA QIRICI
3. EDMOND SPAHO
4. FATMIR MEHDIU
5. GJERGJI PAPA

Partia Socialiste
1. BASHKIM FINO
2. ARTA DADE
3. OLTA XHAÇKA
4. ILIRIAN PENDAVINJI
5. ILIR XHAKOLLI
6. YLLI PETRAJ(ZIÇISHTI)

Lëvizja Socialiste për Integrim
1. PIRO KAPURANI

 

QARKU KUKËS

APMI: 3 Deputet – ASHE: 1 Deputet

Partia Demokratik
1. FLAMUR NOKA
2. BESNIK DUSHA
3. ALBAN ZENELI

Partia Socialiste
1. VEXHI MUÇMATAJ

 

QARKU DIBËR

APMI: 3 Deputet – ASHE:3 Deputet

Partia Demokratike
1. SHEREFEDIN SHEHU
2. BEDRI HOXHA
3. ROLAND KETA

Partia Socialiste
1. SHKELQIM CANI
2. ULSI MANJA

Lëvizja Socialiste për Integrim
1. PËRPARIM SPAHIU

 

QARKU VLORË

APMI: 4 Deputet – ASHE:8 Deputet

Partia Demokratike
1. ASTRIT PATOZI
2. ARBEN RISTANI
3. LILJANA ELMAZI

Partia Socialiste
1. EDI RAMA
2. VALENTINA LESKAJ
3. KOÇO KOKËDHIMA
4. LUIZA XHUVANI
5. FATMIR TOÇI
6. ANDREA MARTO

Lëvizja Socialiste për Integrim
1. SHKËLQIM SELAMI

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU)
1. DASHAMIR TAHIRI

PBDNJ
1. VANGJEL DULE

 

 

Share it :