Korreshi: Pastrimi i parave nga M@fia është bërë një lavatriçe shumë e madhe

Korreshi: Pastrimi i parave nga M@fia është bërë një lavatriçe shumë e madhe

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka deklaruar se mafia shqiptare i pastron paratë në Shqipëri, me blerjen e apartamenteve në kullat në Tiranë.

Te “Ligjet”, ai u shpreh se 95% e shqiptarëve nuk blejnë dot shtëpi me rritjen e çmimeve që kanë ardhur si pasojë e parave të ardhura nga bota e krimit.

“Pastrimi i parave, është bërë një lavatriçe shumë e madhe. Nuk e themi vetëm ne si opozitë por edhe prokurorë italianë e gjermanë. Në çdo emision jemi bërë si ajo gjyshja që tregonte përralla të shtunën. Të gjithë thonë që mafia shqiptare është shumë e rrezikshme dhe të gjithë e kanë hallin te pastrimi i parave.

6 mijë euro metri në kulla, kush i merr këto kulla? Në dijeninë e të gjithëve dimë se kush po ndërton në Tiranë, një pjesë e mirë nën emra, apo problemin e lekëve me fajde. Dimë edhe kush po ndërtojnë në jug.

Nga buron i gjitha ky lek në ndërtim ku 95 për qind e shqiptarëve nuk arrijnë dot të marrin një shtëpi në Lushnje jo më në Tiranë.

Ju thoni shteti do t’ua lërë barrë bankave dhe noterëve por ata e kanë pasur.

Karçani e shkretë nuk kishte shtëpi ishte me qera, qamë hallin kush do t’i paguante qeranë se iku edhe nga detyra. Kur ajo del në Palasë me rroba banje.

Nga 2013 e dimë që çdo gjë është online, pse nuk janë zbuluar, a ka kapacitet kjo ndërmarrje të verifikojë kaq kontrata?”, tha ai.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :